Policia e Ohrit ka ndaluar një shtetas të Shqipërisë pasi që si[ thuhet ishte sjellur në mënyrë të pahijshme ndaj punonjësve në një lokal në sheshin e Ohrit.
Sipas SPB në Ohër, mbrëmë rreth orës 23:00 është ndaluar 47-vjeçari me inicialet A.H. nga Velqani, Republika e Shqipërisë, pasi që në një objekt hotelierie, që ndodhet në sheshin “Rr. Kliment Ohridski” në Ohër, ka prishur rendin dhe qetësinë publike duke bërtitur dhe duke u sjellë në mënyrë të pahijshme ndaj punonjësve në restorant.
“Ndaj tij është iniciuar kallëzim përkatës penal”, njoftoi policia e Ohrit. (INA)