Shtetasi shqiptar humb jetën në Tuz

0

Një shtetas shqiptar e ka humbur jetën nga goditja e lokomotivës në hekurudhë në Rrogath, afër Tuzit.

Fatkeqësia ka ndodhur në momentin kur shtetasi shqiptar, i cili së bashku me familje ishte për vizitë në Mal të Zi, ka dalë nga automjeti tek shtëpia e mallrave “Dadi” dhe është përpjekur t’i kalojë binarët e trenit.

Siç kanë thënë dëshmitarët, të cilët ishin në vendin e ngjarjes, makinisti me anë të borisë është përpjekur t’ia tërheqë vërejtjen, por pa sukses.

Policia dhe ekipet e urgjencës së shpejti kanë ardhur në vendin ku ka ndodhur fatkeqësia, kurse pas tyre ka arritur edhe prokurori kujdestar i cili e ka parë vendin e ngjarjes, kurse trupi i viktimës është dërguar për obduksion.