Shtetasja e Maqedonisë: Po jetojmë në Gjermani, por kushtet katastrofë?!(FOTO)

0

Shtetasja nga Maqedonia e Veriut, Santijana Alioski është njëra nga qiramarrëset në një kompleks rezidencial në Brackwede në Gjermani ankohet për kushtet e këqija të jetës dhe pagesat e shtrenjta për një apartament që nuk plotëson kushtet elementare. Për gjashtë muaj e gjysmë me radhë, ajo ka jetuar pa dush dhe pa derë të tarracës për tre muaj.
27-vjeçarja jeton në një nga ndërtesat shumëkatëshe në kryqëzimin Berliner Strasse/Hauptstrasse rrëfen se ka përjetuar ditë të vështira dhe se kompania e patundshmërive që i ka siguruar banesën me qira vazhdimisht gjen arsye dhe kërkon falje, se gjërat do të rregullohen shumë shpejt.
“Duke iu referuar kërkesës tuaj, ju informojmë se jemi duke punuar shumë për riparimin e dushit. Kërkojmë pak durim nga ju. Mjeshtri do t` ju kontaktojë së shpejti”, ka qenë përgjigja e kompanisë për dhënien e banesave me qira, mirëpo deri në fund të korrikut, ende nuk ka ndryshuar gjendja, shkruajnë mediat gjermane,, përcjell Shtegu.com. Santijana Alioskit tani i është mbushur kupa. Thirrjet e mëtutjeshme nga ana e saj i kanë bezdisur nëpuënsit e qiradhënësit Adler, kështu që ata i kanë thënë se nëse nuk i pëlqejnë këto kushte, ajo mund të kërkojnë diçka tjetër. Babai i saj, Jashar Ajvazoski, 72 vjeçar, jeton në pjesën e ndërtesës në rrugën kryesore. Ai ka një vrimë të madhe në kuzhinë pasi rreth tre vite më parë ishin zbuluar linjat e furnizimit për riparim.

Lexo shkrimin e plotë në shtegu.com

Foto e huazuar nga shkrimi në www.shtegu.com