Më 1 shkurt 2024, rreth orës 17:00, një shtetase 33-vjeçare e Maqedonisë së Veriut nga Welsi i Austrisë, po ngiste veturën e saj në jug në Vogelweiderstrasse dhe ka dashur të kthejë majtas në Dimlergutstrasse.
Në kryqëzimin me Dimlergutstrasse u shkaktua një përplasje me një drejtuesi 50-vjeçar të një motoçiklete nga rrethi Grieskirchen i cili po udhëtonte në veri në Vogelweiderstrasse, njofton portali Shtegu.
Ai u rrëzua dhe mbeti i shtrirë pranë veturës. 50-vjeçari ka pësuar lëndime aq të rënda sa fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.