“Shteti Bektashi”, Rama nuk heq dorë: Do e bëjmë

Picture of ina-online
ina-online

25/09/2024

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në New York një takim me disa përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA. Rama është dalur dhe te çështja më e diskutuar e ditëve të fundit që lidhet me një deklaratë të tij për krijimin e një shteti bektashi brenda territorit shqiptar. Rama i cilësoi si idiotësi komentet se ky është i Serbisë që të bëhet shteti këtu e pastaj të bëhet një shtet ortodoks në Kosovë.

Ai tha se kushdo që është i interesuar duhet të lexojë lidhur me historinë e Urdhrit Bektashi në vendin tonë. Gjithashtu ai ka shtuar se Shqipëria ka një Kushtetutë dhe në bazë të saj, shtoi ai, ata do të votojnë një proces që do të jetë konform ligjeve në vend dhe konform ligjeve ndërkombëtare.

“Natyrisht që është normale të ketë diskutime, është normale të ketë shqetësime etj, por ajo që është për të qeshur dhe për të qarë njëkohësisht, por në rastin konkret është më shumë për të qarë sesa për të qeshur sepse flasim për një gjë shumë të rëndësishme, është që nuk çfarë nuk fantazohet. Thonë që ky është një plan i Serbisë që të bëhet shteti këtu e pastaj të bëhet një shtet ortodoks në Kosovë. Çfarë idiotësie.

Ndërkohë që komunitetet fetare të tjera e kanë të gjithë sistemin e tyre, e kanë global, kanë qendrat e tyre. Si do bëhet kjo? Në çfarë forme do të ndodhë kjo? Kjo nuk është kështu që hajde se jemi ne disa njerëz e po bëjmë një shtet. Kjo është kështu siç po ju them unë, por që të kuptohet mirë biseda, unë do t’ju sugjeroja kujtdo ndër ju që është i interesuar dhe kujtdo tjetër që është i interesuar, të hapë librat e historisë së Urdhrit Bektashi, duke filluar nga Naim Frashëri.

Shqipëria ka një Kushtetutë dhe ti e di shumë mirë dhe në bazë të Kushtetutës dhe mbi bazën e ligjeve ndërkombëtare ne do të votojmë një proces që do të jetë konform Kushtetutës dhe konform ligjeve ndërkombëtare, pa asnjë diskutim, sepse kjo nuk është një gjë që e thashë unë dhe u bë. Kjo ka një proces, do të diskutohen gjërat, do të shihen të gjitha aspektet legjislative dhe pastaj në fund, unë besoj që do të triumfojë arsyeja”, tha Rama.

TË FUNDIT
11 orë
Zgjerohet rruga Tiranë-Durrës, sa do të kushtojnë dhe sa do të zgjasin?
11 orë
Edi Rama: Pse e dua një mandat të katërt
1 ditë
Baba Mondi për Shtetin Bektashi: Izraelitët i konsideroj vëllezër
2 ditë
Gazetarja kosovare pyet Armand Dukën: Si po shkon bashkëpunimi me Federatën Serbe
2 ditë
9.7 milionë vizitorë të huaj për 9 muaj në Shqipëri, Kumbaro: Synojmë të jemi liderë të rajonit në turizëm

ME TE LEXUARA

11 orë
Edi Rama: Pse e dua një mandat të katërt
11 orë
Zgjerohet rruga Tiranë-Durrës, sa do të kushtojnë dhe sa do të zgjasin?

LEXO MË SHUMË

autostrada tirane durres zgjerim punime

Zgjerohet rruga Tiranë-Durrës, sa do të kushtojnë dhe sa do të zgjasin?

edi rama

Edi Rama: Pse e dua një mandat të katërt

komuniteti bektashi

Baba Mondi për Shtetin Bektashi: Izraelitët i konsideroj vëllezër

qeqa krelani

Gazetarja kosovare pyet Armand Dukën: Si po shkon bashkëpunimi me Federatën Serbe

durres plazh deti

9.7 milionë vizitorë të huaj për 9 muaj në Shqipëri, Kumbaro: Synojmë të jemi liderë të rajonit në turizëm

Universiteti i tiranes studentet

Përgjysmohet numri i studentëve në Universitetet e Shqipërisë

Luana V

Luana Vjollca nuk i ndahet luksit, ky është destinacioni i radhës që zgjodhi

arbenita

Arbenita e merr vajzën nga Fero dhe e dërgon në këtë vend (FOTO)

klod allajbegu

Paguajnë “qimet e kokës”, oligarku Klod Allajbeu i lë pacientët në kushte skandaloze

INFO

NA NDIQ