Shteti “E kam njerin”

Fexhri Selami

Shteti “E kam njerin”.
– Nuk ke termin në spital? – E kam njerin.
– Nuk e rregjistron dot veturën pa frena në kontroll teknik? – E kam njerin.
– Nuk e ngre banesën 8 katëshe pa leje ndërtimi? – E kam njerin.
– Nuk ke diplomë për tu punësu? – E kam njerin.
– Do me i grah kerrit pa leje? – E kam njerin.
– Do me shti mallna pa dogan në kufi? – E kam njerin.

Ky “njeri” brenda institucioneve na ka djeg për së gjalli dhe për tre vite na ka hapë 3 varreza masive me 77 viktima.