Shteti më i lirë dhe ai më i shtrenjt për të jetuar në Evropë?

ina-online
ina-online

4 Korrik, 2023

2022 është viti i parë në të cilin Bullgaria nuk është vendi më i lirë në Bashkimin Evropian.

Për sa i përket kostos më të ulët të jetesës, ajo është tejkaluar nga Rumania, sipas të dhënave të Eurostat të publikuara në faqen e internetit të zyrës së statistikave, përcjell portali Faktor.

Në Rumani, mallrat dhe shërbimet kushtojnë 42,2% më pak se mesatarja e BE-së, ndërsa në Bullgari paguajnë 41,3% më pak, tregojnë të dhënat.

Një tjetër shtet anëtar me nivele çmimesh afër atyre në Bullgari dhe Rumani është Polonia, ku qytetarët polakë paguajnë 38.5 për qind më lirë se mesatarja evropiane.

Janë tre vende të tjera në Ballkan ku niveli i çmimeve është më i ulët, por nuk janë anëtarë të BE-së – Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Turqia, ku çmimet janë 60 për qind më të ulëta se mesatarja e BE-së.

Ndryshime ka edhe në skajin tjetër të renditjes – vendet më të shtrenjta.

Në vitin 2022, Luksemburgu, i cili për vite ishte vendi më i shtrenjtë në BE, është hequr nga lart nga Irlanda. Atje mallrat dhe shërbimet kushtojnë 46.6 për qind më shumë se mesatarja e BE-së, ndërsa Luksemburgu është vetëm 36.6 për qind më i shtrenjtë.

Në fakt, shteti më i shtrenjtë në kontinent është Zvicra. Niveli i çmimeve atje është 74.3 për qind më i lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kontrolloret-ajror-MK-1130x635-1-696x391

Kontrollorët e trafikut ajror në Maqedoni paralajmërojnë grevë më 12 tetor

mepso

Pezullohet kompania diskutabile, MEPSO-s i merrte energjinë elektrike pa e paguar

policia financiare e Maqedonise

Kush do të vjen drejtor i policisë financiare, pas largimit të Muaremit

baza ushtarake serbe

Kjo është baza e re ushtarake serbe që po ndërtohet në afërsi të kufirit me Kosovën (FOTO)

vucic cnn

Vuçiq gënjen në CNN

vjosa rama von der leyen michel

Ulja e çmimit të internetit ‘Roaming’ mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor, Rama: Hyri në fuqi më 1 tetor, e konkretizuar në samitin historik në Tiranë

Ursula von der Leyen

Parlamenti Evropian diskuton sot për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, pritet miratimi i një rezolute

Matthew Miller Metju Miler

DASh: Nuk është e konfirmuar se Serbia i ka tërhequr trupat përreth kufirit me Kosovën

Rama Plenkoviq

Rama e Plenkoviq kërkojnë masa kundër Serbisë për shkak të dhunës në Kosovë

INFO

NA NDIQ