Shteti me ligj do të mbulojë një pjesë të harxhimeve të shtypjes dhe shpërndarjes së gazetave

INA
INA

06/03/2024

Qeveria në seancën e djeshme ka përcaktuar tekstin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për media dhe e ka dërguar në Kuvend për miratim. Ndër objektivat kryesore të ndryshimeve është mbështetja e gazetave kombëtare. Qeveria deri më tani ka përkrahur median e shkruar përmes miratimit të Programit për mbështetjen e shtypit dhe shpërndarjes së mediumeve të shkruara, por me ligjin e propozuar kjo çështje do të rregullohet me zgjidhje sistematike, si pjesë e Ligjit për media, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për gazetat kombëtare të cilat, siç thotë qeveria, “kanë probleme serioze me harxhimet e larta të shtypjes dhe shpërndarjes, si pasojë e çmimit të lartë të letrës dhe rritjes së çmimit të karburantit, duke pasur parasysh që media luan një rol të madh në zhvillimin e kapaciteteve demokratike të shtetit, avancimin e ekonomisë, zhvillimin e normave dhe standardeve etike të gazetarisë, kontributin në hapjen e debateve për çështje me interes publik”.

Me ndryshimet dhe plotësimet, siç sqaron propozuesi, Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës (MSHIA), rregullohen këto rregullore: ndihmë financiare një herë që do të merrte media e shkruar nga Qeveria; mënyrën e publikimit të thirrjes publike për median e shkruar, shumën në përqindje që do të mbulojë Qeveria në pjesën e shpenzimeve për shtypjen dhe shpërndarjen e gazetave; e drejta për pjesëmarrje dhe kushtet që duhet të plotësojë media e shkruar. Njëkohësisht, projektligji parasheh themelimin e Komisionit që është kompetent për të vendosur për kërkesat e parashtruara.

Shteti filloi të subvencionojë një pjesë të harxhimeve të shtypjes dhe shpërndarjes së gazetave në vitin 2018, kur shpërndau rreth 700 mijë euro. Për shkak të pandemisë Covid dhe krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë, sasia u ul nga viti në vit.

Vitin e kaluar 11 media të shkruara kanë marrë subvencione në vlerë prej 324 mijë euro.

Kujtojmë se dje presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski e ka nënshkruar dekretin për shpalljen e Ligjit për Ndryshim dhe Plotësim të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale. Me këtë, pas shpalljes në Gazetën Zyrtare, hyjnë në fuqi ndryshimet ligjore të cilat do t’i rikthejnë fushatat shtetërore me para nga buxheti në mediat private.

Presidenti Pendarovski nënvizon se në Ligj qartë është definuar se çfarë paraqet fushatë shtetërore me interes publik, në nivel shtetëror ose lokal.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bilall kasami

Kasami nga Zvicra: Mërgimtarët sjellin mbi 1 miliardë Euro në Maqedoni, nuk duhet të presin nga 8 orë në kufi

afrim gashi

Gashi nga Cyrihu: Jemi të interesuar ta ndryshojmë jetën e shqiptarit në Maqedoni

thaci trebosh

PDSH mbajti tubim në Trebosh

femijet mergimtare greqi diaspora

Diaspora dhe të pavendosurit vendimtarë për fituesin e zgjedhjeve

bilall kasami

Kasami nga Zvicra: Mërgimtarët sjellin mbi 1 miliardë euro në Maqedoni, nuk duhet të presin nga 8 orë në kufi

izet mexhiti

Mexhiti: Një parti e dalur nga lufta që përfundon me komunitetet e vogla, është hap i parë drejt shkrirjes në VMRO ose LSDM

taravari arben

Taravari nga Cyrihu: Këto janë zgjedhje historike, garojnë albinizmi me vuçizmin

izet mexhiti

Izet Mexhiti: Ali Ahmeti vendosi brenda natës që ta kandidojë Bujarin për president për ta përçarë votën shqiptare

gordana-siljanovska-1392x899

Kandidatja Gordana Silanovska: Nëse ndryshohet Kushtetuta, do të respektoj vendimin

INFO

NA NDIQ