Shteti nuk ka paguar penalitete ndaj “Behtel dhe Enka”, pretendon zëvendëskryeministri Grubi

INA
INA

26/10/2023

Asnjë penalitet nga shteti nuk i është paguar konsorciumit “Behtel dhe Enka” për ndërtimin e seksioneve të korridoreve 8 dhe 10D, pohon zëvendëskryeministri i parë dhe koordinator për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d Artan Grubi.

Ai sot iu përgjigj pyetjes së deputetes së VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska-Davkova lidhur me thirrjet që i bën për punësim në konsorciumin “Behtel and Enka”, i cili sipas deputetes është menaxher dhe zëdhënës i një kompanie private me paratë e taksapaguesve.

“Më kujtohet në të kaluarën, në mos gaboj, në tre mandatet që ka pasur VMRO-DPMNE nga viti 2006 deri në vitin 2017, me çdo investim të huaj, a nuk ka thënë kryeministri i atëhershëm, ministri i financave apo dikush tjetër për 1000 vende të reja pune dhe u bënë thirrje qytetarëve që të punësohen në ato kompani, në zonat industriale dhe ekonomike. Pra, ishte një fushatë e tërë e gjithë Qeverisë së Vmro-së për hapjen e vendeve të punës në sektorin privat dhe u bënë thirrje qytetarëve që të punësohen. Asgjë nuk ndryshon me këtë projekt, i cili financohet nga shteti dhe që mundëson mbi 2000 vende të punës për qytetarët tanë”, tha Grubi.

Ai kërkoi që deputetët e VMRO-DPMNE-së t’u bëjnë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për vendet e punës që kërkon konsorciumi “Behtel dhe Enka” për ndërtimin e katër autostradave në vend.

Në lidhje me atë nëse konsorciumit i janë paguar penalitete nga shteti, ai theksoi se të dhënat janë publike dhe janë të disponueshme në ministritë kompetente dhe në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH).

Deputetja Siljanovska-Davkova i është përgjigjur zëvendëskryeministrit të parë në Qeveri, Grubit, se edhe ai ka qenë në të njëjtën qeveri me VMRO-DPMNE-në, duke i thënë se duhet ta mbrojë të mirën e përbashkët, e jo të sillet sikur të jetë i punësuar në konsorciumin “Behtel dhe Enka”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pacolli pasuria

Pacolli akuzon “disa njerëz” se po tentojnë ta ngatërrojnë publikun rreth vrasjes së Liridonës

liridona

Publikohet video nga restoranti ku Naimi i çoi fëmijët dhe Liridonën pak para vrasjes

granit plavaa

Videoja e Granit Plavës, i dyshuari për ekzekutimin e Liridonës, kur hyn në restorant

Screenshot_2023-12-09-19-38-51-489_com.android.chrome-edit

Ky është personi i katërt që u arrestua sot për vrasjen e Liridona Ademajt

kercove

Digjet një shtëpi në Kërçovë, humb jetën një 79-vjeçar

lumir ldk gazetaret

LDK zgjedh Kryesinë e re, këta janë emrat e nënkryetarëve dhe anëtarëve

shkolla-nxenes-780x439-1

Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë në Çashkë të Velesit, filloristët ndjekin mësimin në shqip

stoilkovski

Stoilkovski lë në pikëpyetje pjesëmarjen e VMRO në Qeverinë teknike

Xheladin-Murati-780x470-1-696x419

Murati me kritika të ashpra për politizimin e arsimit

INFO

NA NDIQ