Shteti ua shkurton buxhetin gazetave në RMV

Picture of designer@fetishimedia.ch

30/01/2023

Njëmbëdhjetë media të shkruara do të marrin subvencione për vitin e kaluar, por këtë herë për një të tretën më pak, shkruan Prizma, përcjell Nistori.

Sipas informacioneve që Qeveria i ka dorëzuar BIRN-it, në seancën e djeshme është marrë vendim që për median e shkruar të ndahen 324 mijë euro. Vitin e kaluar kanë marrë 486 mijë.

Shteti filloi të subvencionojë një pjesë të kostove të mediave të shkruara dhe për shpërndarjen e gazetave në vitin 2018, kur ndau rreth 700 mijë euro. Për shkak të pandemisë dhe krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë, shuma u zvogëlua nga viti në vit dhe tani është përgjysmuar në krahasim me sasinë fillestare.

Subvencionet janë futur për të ndihmuar gazetat, sepse ato janë në krizë në të gjithë botën. Mediat e shkruara po mbyllen gjatë gjithë kohës, nën presionin e industrisë së lajmeve që po ndryshon, të cilat po qarkullojnë gjithnjë e më shumë në internet.

Për pesë vjet shteti ka paguar gjithsej 2,7 milionë euro, ndërsa mbështetjen më të madhe, duke qenë se kanë shpenzimet më të mëdha, e kanë marrë gazetat “Sloboden Pechat”, “Veçer”, “Nova Makedonija” dhe “Koha”.

Qeveria në fillim mbulonte gjysmën e shpenzimeve për shtypjen dhe shpërndarjen e gazetave në gjuhën maqedonase dhe 70 për qind të këtyre shpenzimeve të botimeve të botuara në gjuhët e bashkësive etnike, por tani ato përqindje janë reduktuar në 26, domethënë në 36.

Verën e kaluar, gazetat kërkuan, ndërsa qeveria tha se ishte e gatshme t’i mbështeste dhe të propozonte një ligj që do të garantonte subvencionet shtetërore për median e shkruar. Subvencionet tani realizohen në bazë të një vendimi arbitrar sepse një ligj i tillë ende nuk është miratuar.

Organizatat gazetareske, të cilat para katër vitesh kanë përkrahur subvencionet, janë përmbajtur pas kësaj kërkese dhe kanë kërkuar që përfitimet e gazetave të kushtëzohen me përmirësimin e pozitës socio-ekonomike të gazetarëve dhe negociatat për marrëveshje kolektive.

Qeveria në vitin 2022, përveç gazetave “Sloboden Peçat”, “Veçer”, “Nova Makedonija”, “Koha” dhe revistën “Fokus”, gjithashtu ka përkrahur edhe “Bitolski Vesnik”, “Stipski Glas”, “Zenit” , “Lajm” , “Shenja” dhe “Ekonomia dhe Biznesi”.

TË FUNDIT

“BDI-ja është leksion i mësuar”

Reagime pas dorëheqjes së Damevës, Qeveria: Vendimi ishte i drejtë

Hoda dënon djegien e flamurit, thotë se s’ka menaxhim politik

Në Maqedoni janë aktivë gati 2 milionë numra të celularëve, ja sa persona shfrytëzojnë “post-pejd” e sa “pri-pejd”

Snopçe: Të harmonizohet korniza e kualifikimeve me atë evropiane

Kusherirat nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË