Shtetit zviceran i vodhi mijëra franga, si u zbulua shqiptarja në Zvicër

0

Gjykata e Qarkut Rheintal ka dënuar shqiptaren nga Kosova Miradije. F*. me 4 vite e gjysmë bu rg për veprën penale abuzim me pensionin e invaliditetit. I akuzuari tjetër, bashkëshorti i saj, Ahmet. F. është dënuar 24 muaj burg por me kusht. Po këto dë nime i kishte kërkuar edhe prokuroria, për të dytë. Gjykata ka konstatuar se shtetasja nga Kosova 49 vjeçare, që nga shkurti i vitit 2003 ka simuluar duke u paraqitur si e paaftë për punë dhe ka marrë pensionin e invaliditetit, shkruan blick.ch. Gjithçka ka ecur mirë deri në vitin 2014, kur enti social i St. Gallenit ka marrë një informacion anonim lidhur me abuzimin dhe ka filluar observimin e rastit. Në aktakuzë, prokuroria flet për gjithsej 688 mijë franga që çifti i ka zhvatur nga sigurimet sociale, përfshirë këtu edhe të hollat në emër të bashkëshortit dhe të fëmijëve. Sipas akuzës, gruaja e paraqitur si invalide, paralelisht me pensionin përkatës, ka fituar para edhe nga firma e vogël e sigurimeve që ishte e regjistruar me emrin e bashkëshortit të saj. Informacioni anonim fliste se shqiptarja që konsiderohej invalide, ngiste makinën, mbante pesha te renda dhe ishte e angazhuar si punëtore sigurimesh, transmeton albinfo.ch. Të gjitha këto punë ishin në kundërshtim me dosjen e saj mjekësore, sipas së cilës ajo, pas një aksidenti të pësuar në stator të vitit 2001, ishte e paaftë për punë në shkallën 100 për qind. Çiftit shqiptarë edhe kështu do t`i duhet të paguajë shuma të mëdha në emër të zhdëmtimit: Gruaja, si e fajësuar kryesore duhet t`ia paguajë shtetit 577 mijë franga ndërsa bashkëshorti i saj, 100.000 franga, transmeton albinfo.ch. Për më tepër, bllokimi i regjistrit të tokës do të mbahet në fuqi, në mënyrë që shtëpia e të dyve në Berneck SG një ditë të mund të vihet në procedurë përmbarimi (të merret nga shteti në emër të nxjerrjes së borxheve).