“SHTHURJA” MORALE E FESTAVE TË NËNTORIT!

0

Nga Fadil LUSHI/ Miku im i dashur! Unë edhe kësaj radhe dua të besoj se nuk do të krijoj keqkuptimin apo mendimin e gabuar dhe të pambështetur te lexuesit e mi të paanshëm, pavarësisht se ata kanë të drejtë të mos pajtohen me pikëpamjet e mia lidhur me moralin e festave tona kombëtare. Në nëntorin e shekullit që e lamë pas, diku në një lagje të Vlorës, mendjendrituri Ismail bej Qemali dha firmën e tijpër mëvetësinëe shtetit të Shqipërisë, duke i dhënë fund sundimit të Perandorisë otomane. Po në atë periudhë kohe (prej njëqind e ca vjetësh më parë), në qytetin e konsujve,në Manastir, disa shqiptarë me dije e kulturë të madhe u tubuan që ta ndërtonin kështjellën, gjegjësisht ta shpallnin pavarësinë e alfabetit të gjuhës shqipe, ndërkaq në nëntorin e motit 1944 shqiptarët partizanë(hiq mënjanë ballistët) e “shporrën gjermanin e fundit nga trojet e tyre!” Të gjithë shqiptarët që ndërtuandatat e mësipërme, të shenjta e të paprekshme,brezave ua lanë si “amanet” që ato t’i mbrojnë, t’iushqejnë, t’iemancipojnë dhe assesi t’i dehumanizojnë! Sikur në këto amanete, më shumë hise kishin shqiptarëtqë ngelën jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë(përfshi ata nga Kosova, Ma-qedonia, Lugina dhe Mali I Zi), të cilët për shumë vite, lëre që nuk kishin të drejtë t’i festonin, por edhe nuk kishinguximqë të hapnin gojën për këto data sa historike, po aq edhe të lavdëruara!As-njëherë nuk u shkoi mendja senë një të ardhme të afërtmuaji i njëmbëdhjetë do të konceptohej si muaj me shumë festa!Ata që nuk trembeshin nga rreziqet e vështirësitë, kohë pas kohe i përkujtonin këto data të ndaluara, pa marrë parasysh se e dinin ku do të përfundonin! Dhe kjo të krijon përshty-pjen se këto data të shenjta më shumë u përkujtuan jashtë hapësirave të Tiranës(qofshim të gabuar!).
Parashtrohet pyetja, mos vallë sot dikujt në Tiranë, i ha palla për historikun e alfabetit gjegjësisht për Kongresin e Manastirit…, keni dëgjuar a keni parë që në kryeqendrën e shqiptarëve të organizohet një akademi solemne për këtë datë! Unë nuk kam dëgjuar, a për ju,të nderuar, nuk kam njohuri…, keni dëgjuar a keni parë që në kryeqytetin e Shqipërisë Londineze ndonjë shqiptarit t’ia kenë thyer kokën e qafën për denigrim të flamurit dhe himnit kombëtar! Unë nuk kam dëgjuar, kurse për ty,inderuar lexues,s’kam dijeni!Keni parë a keni dëgjuar që në Shqipëri…të duket një qytetar i cili me gojën plotë të thotë: “Ore, i gjithë ky folk-patriotizëm më ka ardhur maje hundës…, ore jam gërditur nga këto dashuri të rreme ndaj vatanit, ndaj flamurit kombëtar etj.!” Unë nuk kam dëgjuar, po ndoshta edhe asnjëherë nuk do më dëgjojnë veshët e mi, për ju, të nderuar lexues, nuk kam njohuri! Keni parë a keni dëgjuar që me rastin e përvjetorit të mëvetësimit të Shqipërisë, politikanët e shtetit amë, qofshin atamajtistë, djathtistë, socialistë a demokratë, që bashkërisht ta përkujtojnë 28 nëntorin e Ismailit! Unë nuk kam dëgjuar, për ju nuk kam dijeni! Keni parë a keni dëgjuar gjë për organizimin e një manifestimi paksa më serioz, dedikuar Nënë Terezës, asaj shenjtores nga Shkupi! Unë nuk kam dëgjuar, për ty, lexuesi im i dashur, hiç nuk kam njohuri! Keni parë dhe keni dëgjuar që Akademia e Shkencave në Tiranë, që hiqet si një institucion shpirtëror dhe serioz, që edhe pas 47 motesh nga themelimi i saj, nuk arrin dot të ndërtojë një mendim të prerë, të saktë dhe përfundimtarsa i përket datës së çlirimit të vendit! Unë nuk kam dëgjuar…,kurse ti, miku im, nëse nuk ke “haber për këtë vaki”, do të të lus që të mos më marrësh për mendjelehtë! Keni dëgjuar a keni parë se si të majtës dhe të djathtës sot e kësaj dite nuk idalin “hesapet” nga “allishverishet” politike! Unë nuk kam dëgjuar! Mos vallëkeni dëgjuar ndonjëherë ndonjë deklaratë të dalë nga goja e njerëzve, të cilët me vëmendje përcjellin organizimin e festave të nëntorit…, ku, pos të tjerash, të thonë: “Mos vallë, vitevetë fundit, kemi një shthurje të madhe a shpërbërje të brendshme të parimeve morale të festave tënëntorit!” Unë nuk dëgjuar, sa për ju nuk di gjë. Keni dëgjuar se si institucionet e shtetit amë të gjitha manifestimet e nëntorit ua kanë lënë në dorë disa matrapazëve politikë si dhe ca pseudo-historianëve nga koha e diktatorit! Pikërisht për këtë dhe shumë “vaki”të tjera nuk e kam me të dëgjuar…, por me të parë.
Ti, vëllaçkoja im prej një nëne! Të kujtohet dita e 28 nëntorit të motit që lamë pas. Të kujtohen protokollet e qeverisë, të presidencës, të enveristëve, të ish të përndjekurve politikë dhe organizatave të shoqërisë civile! Të kujtohen se sa shumë ishin të ngatërruara! A mos vallë(nuk)të kujtohet Dita e Flamurit në Vlorë…, një eveniment që zgjati gjatë gjithë ditës! Të kujtohet kur në “sabah”, atypari te lapidari i vlonjatit u dukën pushtetarët, mandej para “namazit të drekës” u panë opozitarët dhe të tjerët,të cilët qenë të detyruar që nderimet e veçanta t’i bënin para “ezanit të iqindisë” dhe jo më vonë …, të kujtohet ajo ditë kur para lapidarit të vlonjatit u vunë lule nga njerëz që asnjëherë nuk kënduan asnjë fjali nga historia e 28 nëntorit…, a mos vallë nuk t’u duk se shumica nuk dinin se çka festonin dhe përse festonin…, të kujtohet se si ai përvjetor i rëndësishëm u shndërruanë “tallava dhe në kënagjexhe”, të kujtohet se si atë ditë nuk u mor vesh se kush hante e kush pinte dhe në fund ama hiç nuk u mor vesh se kush e shleu llogarinë… dhe me lekët e kujt e bënë atë shlyerje…dhe atë ditë, mua nuk më kujtohet se kush ishin atdhetarët e mirëfilltë si dhe kalorësit e vonuar! Një gjë e di, edhe unë si njeri shqiptar“inatçor” nuk dalloj prej njerëzve që kanë Vlorën, Tiranën, Sazanin, Beratin, detin dhe “çekanët e mullirit dhe të farkëtarit!”… dhe ditën që më duhej të shkoja te një mik për kryeshëndoshë, ndërrova mendjen, sepse para meje aty brenda te “mexhlisi” i burrave gjegjësisht në kryeminderin e kuvendit kishte vënë bythën ish-spiuni i “kasabasë” sonë…, rrjedhimisht në atë hapësirë nuk kishte vend për dy veta…, o ai, o unë… dhe unë u largova prej aty…, nuk desha t’ia prish kuvendin njeriut që ishte i shqetësuar! Ehe, miku i dashur! Mos u habit me shqiptarët, sepse ata gjithandej“inatosen” njësoj, pa marrë parasysh se kanë një gjuhë, pa marrë parasysh se janë gegë, toskë, myslimanë, katolikë, ortodoksë a bektashinj! “Toptan” të njëtrajtshëm a një “monedhë!” Urime festat e nëntorit!