Shtimi i rasteve me COVID-19, Kosova licencon laboratorët privatë për testime, Ministri: Do të rritet numri edhe nga institucionet publike

0

Kosova tashmë ka vendosur që të rrisë testimet për personat me COVID-19 si nga ana e institucioneve publike dhe private.
Vetë ministri i Shëndetësisë, Zemaj ka thënë se ka nënshkruar dy udhëzimet, që të licencohen laboratorët privatë për të kryer testimë, gjë që deri tani ishte e ndaluar.
Dhe që institucionet përkatëse të rrisin numrin e testimeve në popullatë.
Sot kam nënshkruar dy udhëzime administrative. Kam nënshkruar bordin e ri për licencim për pjesën për COVID-19 të laboratorëve privatë. Menjëherë do të fillojnë institucionet publike të rrisin numrin e testimeve. Komuna e Prishtinës veç është në pritje, besoj që institucionet publike dhe private do të përgatiten për këtë punë”, tha Zemaj.