Shtohen pikat pagesore në Maqedoninë e Veriut!

Maqedonia e Veriut mbetet nje nga vendet ne rajon me më së shumti pika pagesore në ato pak autostrada krahasuar me vendet e rajonit, shkruan portali Top24.

Në autostradën Kumanovë – Shkup janë dy pika pagesore, pikat pagesore Shkup-Veles- Gjevgjeli, pikat pagesore Shkup – Tetovë – Gostivar si dhe së fundi pika pagesore Shkup – Shtip, që janë në përfundim e sipër.

Ndërkohë, Kosova deri tani nuk ka aplikuar pikat pagesore, edhe pse lokacionet janë përcaktuar, ndërsa Shqipëria së fundi ka ndërtuar vetëm një pikë pagesore në Rrugën e Kombit, ku paguhet shuma prej 5 eurove. Por, përpos Maqedonisë së Veriut me shumë pika pagesore tani është edhe Serbia, e cila i aplikon ato nga Presheva, duke vijuar në çdo hyrje të qyteteve dhe duke vazhduar drejt pikave kufitare, ku çojnë autostradat.