Shtohet lista e lëndimeve te Barcelona para “El Clasicos”

Iliria News Agency
Iliria News Agency

1 Mars, 2023

Barcelona do të jetë pa disa lojtarë vendimtarë për duelin e parë të “El Clasicos” në Kupën e Mbretit ndaj Real Madridit.

Ndeshja e parë zhvillohet të enjten në “Santiago Bernabeu”.

Ousmane Dembele dhe Pedri tashmë janë të konfirmuar si mungesa në derbin ndaj madrilenëve, ndërsa Robert Lewandowski pësoi lëndim kundër Almerias të dielën.

Ansu Fati është në dyshim për të luajtur, por pritet të jetë i gatshëm për një pjesë të lojës.

Të mërkurën, “Relevo” ka raportuar se Andreas Christensen pritet t’i shtohet listës së lëndimeve, për shkak se ka pësuar lëndim në nyjën e këmbës në stërvitje.

Danezi stërviti të mërkurën vetëm 15 minuta.

Barcelona ka dy disfata të njëpasnjëshme, nga Manchester Unitedi në Ligën e Evropës dhe nga Almeria në La Liga.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

inzaghi

Inzaghi: Inter nuk ka frikë nga City

ardian nuhiu

Nuhiu zyrtarisht trajner i kuqezinjëve të Tetovës

galtier-psg

Francezët e nisin merkaton me “vrull”, PSG realizon 2 “goditje” në 1 ditë

igli

​Tare largohet nga Lazio pas 18 vitesh

bad news eagles

Bad News Eagles mposhtin ekipin serb Sangrija

mesi-paris

FOTO/Takimi sekret për Messi-n, i ati i yllit argjentinas bisedë me Presidentin Laporta

Sylvinho (Olympique Lyonnais, Trainer, head coach); Porträt, Einzelbild

Silvinho: Dua gjashtë pikë nga dy ndeshjet e radhës, mezi pres të dal para tifozëve shqiptar

benzema

​200 milion euro në vit, Benzema nënshkruan me klubin e ri

manchester-city

De Bryjne: S’ka presion, do të bëjmë një ndeshje të shkëlqyer në Stamboll

INFO

NA NDIQ