Shtrenjtimi i rrymës trazon qytetarët, protestat do të vazhdojnë

0

Shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike trazon nga gjumi qytetarëet në Maqedoninë e Veriut por më shumë qytetarët shqiptar, shkruan INA.

Kjo u pa nga dita e djshme se në cilat qytetete është protestuar. Pati jehonë të madhe protesta e mijëra qytetarëve nga disa qytete në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër.

Merret vesh se protestat nuk do të ndalen, por do të vazhdojnë edhe më tej javën e ardhshme, deri sa të merret nj vendim i ri nga autoritetet shtetërore.

Veç protestave që ishin të qeta, pati dhe raste individuale të dhunës dhe vandalizmit me djegiene veturave ë EVN-së në Tetovë, me çrast pati dhe të arrestuar. Këto akte u dlnuan si nga EVN ashtu dhe nga partitë politike dhe institucionet shtetërore.

Kjo ndodhi pasi Komisioni Rregullator për Energjetikë mori vendim kohë më parë për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 7.4 për qind,

Ndryshe Qeveria mban qëndrimin se nuk kanë autoritet të ndërhyjnë në Trupat e Pavarur Rregullator.

Opozita, ko konkretisht Lideri i VMRO-së ditë më parë tha se duhet të ndryshohet marzhi sipas tij joadekuat që i është dhënë Furnizuesit Universal të Energjisë Elektrike (EVN). Prandaj ka shtuar Mickovski kjo solli rezultat përfundimtar financiar për kompanisë me një fitim prej 35 milion eurosh.
“EVN është bërë më e pasur me 35 milion euro për shkak të marzhit të energjisë elektrike që ngarkon ndaj kompanive shtetërore, e cila është 11.5 përqind. Por qytetarët do ta paguajnë atë përmes çmimit më të lartë të energjisë elektrike – tha Mickoski. Ai shtoi se nëse duam të ulim çmimin e energjisë elektrike, duhet ta ulim këtë diferencë.
(INA)