Komisioni Rregullator i Energjetikës në Maqedoni ka vendosur shtrenjtimin e derivateve të naftës, si pasojë e krizës dhe agresionit rus në Ukrainë.
Nga mesnata do të ketë çmime të reja.
Çmimi i benzinës është rritur për 5,5 denarë, ndërsa i naftës për 10 denarë për litër.
Kjo do të thotë se një litër naftë do të kushtojë 85,5 denarë, një litër benzinë BS 95 do të kushtojë 89,5 denarë, ndërsa BS98 do të kushtojë 91,5 denarë për litër.
Ky epilog i llogaritjeve vijon nëse çmimet e bursës sot mbeten në nivelin e të premtes së kaluar, por duket se janë më të larta.
Plus, kursi i këmbimit të dollarit ndaj denarit është në rritje.
Mbetet për t’u parë nëse dhe si do të vendosë qeveria të kufizojë marzhet tregtare dhe ndoshta të reduktojë akcizën e karburanteve dhe për çfarë periudhe do të aplikohen ato.(INA)