Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nga mesnata do të rriten për 1,50 denarë për litër, ndërsa të EURODISEL-it (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) për 0,50 denarë, theksoi Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Çmimi i ri i EUROSUPER BS – 95 do të jetë 75,00 denarë për litër, për EUROSUPER BS – 98 do të jetë 77,00 denarë, dhe për EURODIZEL BS (D-E V) 67,50 denarë.
Vaji për djegie ekstra i lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 66,50 denarë.
Karburanti M-1 NS kushton 0,499 denarë dhe kilogrami 41,827 denarë.(INA)