Shtrenjtohen edhe më shumë çmimet e banesave në Shkup

Iliria News Agency
Iliria News Agency

6 Prill, 2023

Çmimet e banesave në Shkup në tremujorin e parë të këtij viti shënuan rritje prej 18,8 për qind në nivel vjetor dhe 1,3 për qind në nivel tremujor, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut.

Në tremujorin e parë të vitit të kaluar, pasuritë e paluajtshme u rritën me 12.4 për qind në bazë vjetore, e ndjekur nga rritja prej 16.6 për qind në tremujorin e dytë, 21.2 për qind në tremujorin e tretë dhe 20.6 për qind në tremujorin e katërt, përcjell INA.

Banka Popullore përgatit indeksin e çmimeve të banesave për territorin e Shkupit, bazuar në të dhënat që kanë të bëjnë me shpalljet e shitjes të publikuara nga agjencitë që merren me transaksionet e patundshmërive.

Në periudhën korrik – dhjetor 2022, në bazën e të dhënave të Regjistrit të Çmimeve dhe Qirave të Agjencisë së Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme janë regjistruar 17 583 transaksione (numri total i transaksioneve është shuma e numrit total të shitjeve dhe numrit total të qirave) , nga të cilat 12.997 ishin shitje të patundshmërive (numri i përgjithshëm i shitjeve është shuma e numrit të përgjithshëm të shitjeve, shitjeve në ankand, shitjeve nga një investitor dhe blerjeve nga Republika e Maqedonisë së Veriut) dhe 4.586 qira të patundshmërive.

Numri i shitjeve, sipas të dhënave nga Regjistri, në periudhën korrik – dhjetor 2022 krahasuar me periudhën korrik – dhjetor 2021 është ulur për pesë për qind, ndërsa në rastin e qirave në atë periudhë krahasuese ka pasur rritje për 13. për qind.

Në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2022, më së shumti blerje dhe shitje u regjistruan në nëntor, 2810, dhe më pak në tetor, 1668.

Vlera e 12.997 shitjeve të regjistruara arrin në 509 milionë euro. Në veçanti janë regjistruar 10630 shitje në vlerë prej 382 milionë euro, 24 shitje në ankand prej një milionë eurosh, 2042 shitje nga investitor në vlerë prej 120 milionë euro, si dhe 301 blerje nga shteti, me vlerë pesë milionë euro. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1743

Sevillia fiton Europa League, Roma e Mourinhos bie pas penalltive

IMG_1744

Bumçi akuza Ramës: Qëndrimet e tij dobësuan Kosovën, e izoloi me Ballkanin e Hapur

policia-maqedonise-598x330

Aksident në rrugën Tetovë-Shkup, lëndohen pesë persona

Kurti-Bruksel

Kurti: SHBA, partner kyç pavarësisht dallimeve në qasje

Aksidenti-600x360

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë – Ohër, një i vdekur dhe disa të lënduar

libra-te-grisur

MASH: Libri i Historisë dhe Shoqërisë për klasën e pestë tërhiqet nga përdorimi

risto-penov

Penov: Nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtueses do të kemi problem edhe në NATO

IMG_1730

Azizi nga Gostivari ‘selam’ ASH-së: Gostivari ka qenë çdoherë opozitar

IMG_1726

Rinia e Gostivarit rreshtohet me Lëvizjen BESA (FOTO)

INFO

NA NDIQ