Në Maqedoni nga sonte në mesnatë do të rritet çmimi i derivateve nga 1,5 deri në 2 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit (KRRE).
Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-98, EURODIESEL BS (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 1,5, ndërsa çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 rritet për dy denarë për litër.
Pra, EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 79 denarë për litër, EUROSUPER BS – 98 do të kushtojë 81.
EURODIZEL BS (D-E V) do të kushtojë 81,5 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të kushtojë 80 denarë për litër.
Me vendim të RKE-së çmimi me pakicë i derivatit M-1 NS rritet për 0,062 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 40,655 denarë.
RKE thekson se çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatare prej 5,153 për qind për benzinën, 2,83 për qind për naftën, 3,424 për qind për naftën ekstra të lehtë dhe 0,596 për qind për karburantin. Kursi i denarit në raport me dollarin, sipas të cilit çmimet janë përcaktuar me llogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,334 për qind.(INA)