Shtrenjtohen përsëri çmimet e vajit, vezëve dhe qumështit

Rritja e çmimeve nuk ka të ndalur në Kosovë. Produktet kryesore të ushqimit përsëri janë shtrenjtuar. Vaji, vezët dhe qumështi janë prekur më së shumti.

Agjencia e Statistikave të Kosovë tek rubrika “çmimet ditore” ka treguar se çmimet e disa artikujve bazë përsëri janë shtrenjtuar.

Siç ka treguar ASK, ndryshim të çmimet gjatë ditës së djeshme janë vrenjtur tek, vaji ushqimor, vezët dhe qumështi .

Vaji ushqimor gjatë ditës së djeshme ka qenë 2 euro e 72 cent, derisa ditë më parë është shitur më 2.58.

Kurse, vezët janë shtrenjtuar për më shumë se 10 cent. Derisa qumështi për 3 cent ka dallim tani.

“Vaj ushqimor luledielli – Floil, 1 litër, 2,72 cent, ishte 2,58. Vezë – Konson, 30 copë 3,38 ishte 3,21. Qumësht tetrapak – Vita 3.2 %, 1 lit 1,05 ishte 1/03”, ka treguar ASK.

Ndryshime të çmime ka pasur edhe tek disa produkte të tjera.

Lidhur me ngritje e çmimeve ditë më parë ka folur eksperti i ekonomisë, dhe themeluesi i organizatës Konsumatori Selatin Kaçaniku.

Ai ka treguar se si është renduar shporta e qytetarëve dhe si po jetojnë qytetarët e Kosovës me këtë gjendje.

“Ajo /Ato që mund t’i blinim para 5 – 6 vitesh me koston prej 115 Euro të shportës bazike të qytetarit / familjes konsumatore tani, sivjet nuk mund ta blejnë as 1/3 –tën. Pra, është rënduar/shtrenjtuar shporta bazike e ushqimit. Krahasor me dy vitet e fundit në Kosovë kemi ngritje çmimesh prej 200 – 330 %”.

Sipas tij as 100 eurot e qeverisë nuk janë asgjë për qytetarët e Kosovës.