Shtrenjtohet jeta në Maqedoninë e Veriut, ja me sa para qytetari mezi kalon muajin?

Një familje katër anëtarëshe për të kaluar muajin me gjërat me elementare për jetesë i nevojiten 34,342 denarë, raporton Alsat. Sipas të dhënave të Lidhjes së Sindikatave shporta e konsumatorit në muajin gusht ka shënuar rritje për 214 denarë.

Në muajin gusht janë përfshirë edhe shpenzimet që bëjnë familjet për përgatitjen e fëmijëve për në shkollë. Kështu që nëse një familje katëranëtarëshe ka një njërin fëmijë në shkollë, atëherë do ti nevojiten plus 8 mijë denarë, me çka shporta minimale e konsumatorit do të arrinte në 42,342 denarë.

Familjet më shumë para shpenzojnë për ushqim dhe pije edhe ate rreth 14,633 denarë, dhe 10,818 denarë për fatura, për higjienë personale  2,382 denarë, dhe për transport rreth 2,529 denarë, për aktivitetet kulturore ndajnë 1,068 denarë si dhe 736 denarë për shëndetësinë./Alsat.mk