Shtrenjtohet jetesa në Maqedoninë e Veriut, 17 % krahasuar me janarin e 2022

Iliria News Agency
Iliria News Agency

14/02/2023

Kostoja e jetesës në janar të këtij viti ishte më e lartë për 17.1 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Këtë e tregojnë të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave. ESHS ka llogaritur se indeksi i kostos së jetesës në janar 2023, krahasuar me janarin 2022, ka shënuar rritje prej 17.1 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë ka shënuar rritje prej 13.3 për qind.

Lajmet pozitive në të dhënat e fundit të publikuara nga ESHS tregojnë se në bazë mujore, kostoja e jetesës në janar 2023, krahasuar me muajin paraardhës, ishte vetëm 0.1 për qind.

“Rritje të indekseve të kostos së jetesës në janar 2023, krahasuar me muajin paraardhës, është shënuar për kafe, çaj, kakao me 1,9 për qind, peshk dhe prodhime deti me 1,6 për qind, fruta të freskëta dhe të ftohta me 1,2 për qind, pijet alkoolike me 1,1 për qind, mishi me 0,6 për qind, buka dhe drithërat, produktet ushqimore që nuk përmenden diku tjetër me 0,5 për qind dhe sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat me 0,2 për qind”, raportojnë statistikat. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1058

Irani thotë se ka përfunduar me sulmin ndaj Izraelit, i kërkon SHBA-së të “qëndrojë larg”

bujar osmani

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Osmani: Dje paralajmërova, t’i themi stop fushatës së zezë dhe luftës hibride

IMG_1055

Mexhiti në Kumanovë: Na duhen njerëz që punojnë, e jo që flasin dhe zhvasin

IMG_1054

Taravari: Fitorja jonë vjen për shkak të bashkimit, nuk ka alternativë tjetër përveç ndryshimit

08640000-0a00-0242-2f7c-08d9c5599401_w408_r1_s

Irani nis dronë drejt Izraelit si shenjë hakmarrjeje

2e2960a3-c8a2-44b9-b1e2-1a8b2b89134c

Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

IMG_1049

Fronti Europian në Prespë/ Ahmeti: Fronti Europian dinë vetëm të fitojë

FB_IMG_1713028144302

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin: Shumica e të burgosurve politikë në raste të montuara janë shqiptarë

stevo pendarovski

Pendarovski: Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, vetëm plan “A”

INFO

NA NDIQ