Shtyhet gjykimi ndaj Thaçit the Mijallkovit, seanca e radhës më 10 maj

0

Gjykimi për lëndën e PSP-së “Titanik 2” në lidhje me parregullsitë në zgjedhjet lokale të vitit 2013, është shtyrë për më 10 maj.

Gjykatësi Ognen Stavrev pranoi kërkesën e palës mbrojtëse për shtyrjen e seancës, me qëllim që të mund të rishikohet teksti i aktakuzës, që në sencën e sotme e lexoi prokurorja Fatime Fetai, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të akuzuarit në këtë lëndë Menduh Thaçi dhe Sasho Mijallkov, u paraqitën në gjykatë. Ndërsa përkrah tyre në këtë lëndë të akuzuar janë edhe ish-anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev, të cilët gjithashtu ishin të pranishëm në seancë.

Këtë lëndë e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa aktakuzën e Prokurorisë Speciale e përfaqëson prokurorja Fatime Fetai.

Sipas “bombave” që publikoi LSDM-ja, të cilat janë pranuar si dëshmi në këtë lëndë, Mijallkov dhe Thaçi janë marrë vesh për votim të ankesave që ishin dorëzuar në KSHZ për zgjedhjet lokale të vitit 2013.