Shtyhet për më 24 qershor votimi në AFET për raportin për Maqedoninë e Veriut

Picture of INA
INA

04/06/2025

Me propozimin e raportuesit Thomas Weitz, Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET) sot shtyu votimin për miratimin e Raportit për RMV-në për më 24 qershor.

Në shpjegimin e tij të propozimit, Weitz theksoi se kishte qenë dëshmitar i debateve të forta politike rreth raportit, por se ai absolutisht qëndron pas dokumentit, për të cilin, siç tha ai, të gjitha grupet parlamentare në Parlamentin Evropian ishin të përfshira në negociata dhe kompromise.

“Ky është një raport i Parlamentit Evropian dhe Bashkimit Evropian. Ky raport nuk ka qëllim dhe nuk synon të zgjidhë çështjet dypalëshe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, ne e dimë se bëhet fjalë edhe për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe, le të themi, për sundimin e ligjit, trajtimin e komuniteteve pakicë e kështu me radhë. Prandaj, do të doja të kërkoja shtyrje të votimit për këtë raport për më 24 qershor”, tha Weitz.

Ai theksoi se qëllimi i kësaj kërkese është t’u japë kolegëve të tij eurodeputetë, veçanërisht atyre nga grupet parlamentare të krahut të djathtë të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë (ECR) dhe Evropës së Kombeve Sovrane (ESN), “mundësinë për të përditësuar regjistrat e tyre të lobimit”.

TË FUNDIT

Irani sulmoi bazën amerikane!

Kuotat për shqiptarët u manipuluan, dhjetëra maqedonas u bënë shqiptarë

Premtime dhe vetëm premtime nga BDI, por asnjë i mbajtur

Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, Shasivari: Me ligj avancohet përfaqësimi etnik nëpër institucione

Presidentja Osmani: Në Kosovë prodhohen edhe anije, vetura luksoze – krenari “Made in Kosova”

Jo vetëm në kategorinë e saj – Distria i kalon të gjithë në botë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË