Shtyhet sërish procesi ndaj Saimir Tahirit, seanca e radhës në qershor

0

Një tjetër shtyrje në procesin ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe të bashkëpandehurit Jaeld Çela.

Gjykata e Posaçme e Apelit njoftoi moszhvillimin e seancës së planifikuar ditën e sotme dhe shtyrjen e tij për në datën 11 qershor.

Arsyeja për shtyrjen e procesit sipas Gjykatës ishte mosnjoftimi i vetë Tahirit si dhe masat shtrënguese në përballimin e pandemisë.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u dënua në shtatorin e vitit të shkuar me 5 vjet burg për shpërdorim detyre. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 3 vite e 4 muaj burg që më pas u konvertua nga gjykata në 3 vjet shërbim prove.