Shuhet kirurgia Golemi, Basha: U nda nga jeta një zonjë e bardhë

Kryetari i PD, Lulzim Basha i shpreh ngushëllimet familjes për ndarjen nga jeta të ish-deputetes së djathtë, Rushen Golemi. Kirurgia e njohur u nda nga jeta ditën e sotme, ndërsa Basha shprehet se ishte një luftëtare e lirisë dhe demokracisë.

Sot kur Tirana dhe vendi zbardhej nga bora, u nda nga jeta Rushen Golemi, një zonjë e bardhë, një kirurge e shquar, një luftëtare e lirisë dhe demokracisë, deputete e Partisë Demokratike, ikonë e qytetarisë dhe simbol i shërbimit dhe dhembshurisë njerëzore.

Mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët e Dr. Rushenit. Vepra e saj në shërbim të njerëzve të këtij vendi është e përjetshme si vetë mirënjohja e njerëzve për të. U prehtë në paqen e Zotit”. Rushen Golemi u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare.

d.b/shqiptarja.com