Shuhet në moshën 39 vjeçare aktori i njohur (FOTO)

0

Aktori i njohur indian Chiranjeevi Sarja, i njohur nga shumë seriale që ndiqen në Amerikën Latine dhe në Azi ndërroi jetë në moshë tejet të re.

Ai i kishte vetëm 39 vjeç kur mbylli sytë sot, pas një sulmi në zemër. Sarja luajti në 20 filma përfshirë “Amma I Love You”.

Ai ishte protagonist edhe në filmat “Whistle” and “Varadanayaka”, që kanë bërë bujë nëpër kinema, por edhe nëpër ekranet televizive, pasi që ka pasur shikueshmëri shumëmilionëshe.

Sarja ishte nga familje aktorësh. Xhaxhai i tij është aktori Arjun Sarja ndërsa gjyshi, aktori Shakti Prasad. Ai u martua me aktoren Meghana Raj në vitin 2018. Fansat kanë shprehur pikëllim për humbjen e aktorit në rrjetet sociale.