“Shumë sëmurë për 3 javë”/ Bebe Rexha rrëfen se prindërit e saj u infektuan me Covid-19

0

Në mars, Bebe Rexha do të shkruante një status në Twitter ku tregonte se si miku i një miku të saj “kishte ndërruar jetë nga COVID-19” dhe u bëri thirrje fansave të saj të respektonin distancën sociale.

Ndërkohë të enjten, Rexha zbuloi se prindërit e saj kanë patur gjithashtu koronavirus.

“Ata u infektuan… dhe ishin shumë të sëmurë për 3 javë, dhe u nervozova shumë”, tha këngëtarja 30-vjeçare, për TV Extra.

Bebe Rexha jeton në Los Angeles, ndërsa prindërit e saj banojnë në New York. Ajo pranoi se kishte menduar të udhëtonte dhe shkonte pranë tyre, ndonëse ishte e pamundur për shkak të bllokimit të kufijve.

“Isha duke menduar ta bëja të gjithë rrugën me veturë…të kujdesesha për ta … Ata ishin aq të gatshëm për të mos na pasur mua dhe vëllanë tim atje, por më në fund u bënë më mirë”, tha ajo.

Këngëtarja e lindur në Brooklyn të New Yorkut tregoi se e ka kaluar kohën e izolimit duke provuar receta të reja gatimi dhe është përpjekur të qëndrojë pozitive. Një gjë ku ajo mund të përqendrohet është publikimi i albumit të saj të ri, për të cilin ka punuar prej muajsh në studio.

Rexha tha për TV Extra se koleksioni i këngëve aktualisht është duke u miksuar.