Shumë shkolla periferike rrezikojnë të mbyllen, nëse realizohet plani që nxënësit të grumbullohen në shkolla qendrore

Picture of ina-online
ina-online

07/09/2024

Kjo është shkolla qendrore “Rexhë Rushit Zajazi” në Zajaz të Kërçovës.

Ajo ka 6 shkolla periferike, në disa prej të cilave ka klasa me 5 ose 6 nxënës dhe mësim me paralele të kombinuara.

Disa prej tyre rrezikojnë të mbyllen, nëse realizohet plani i Ministrisë së Arsimit, e cila si zgjidhje për efikasitet më të madh, e sheh grumbullimin e nxënësve nëpër shkolla qendrore.

“Gati në të gjitha shkollat periferike ka klasë që ka 5 nxënës, ka klasë që ka 10 nxënës kemi edhe klasë të kombinuara p.sh. në shkollën periferike Drogomisht të vogël, në Drogomisht të madh, në fshatin Çelikaj dhe në fshatin Kollarë në këto shkolla kemi edhe klasë të kombinuara”, tha Naser Ismaili – drejtor i SH.F.Q “Rexhë Rushit Zajazi”.

Kjo nuk është e vetmja. Rrezikojnë të mbyllen edhe shkolla të tjera nëpër fshatrat e Kërçovës. Në tërësi 7 deri në 8 shkolla periferike.

Një shembull tjetër janë dy shkollat periferike që janë nën kompetencë të shkollës qendrore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Serbicë. Vendimin eventual të Ministrisë së Arsimit, drejtoresha e kësaj shkolle nuk e sheh si të duhurin për disa aryse.

“Shkolla jonë numëron 85 nxënës gjithsej, dy nxënës ka shkolla periferike në fshatin Novo Sellë dhe 8 nxënës ka shkolla periferike në fshatin Zhubrinë, nuk më duket vendim adekuat ose i përshtatshëm sepse edhe transporti i nxënësve përveç aspektit financiar ka harxhime e veta por realisht mbyllja e një shkolle në një fshat ose vendbanim do ta kisha quajtur vdekje të atij vendbanimi, një vendbanim pa shkollë mund të vij deri në zhdukje”, u shpreh Shkëlqime Bekteshi – drejtoreshë në SH.F.Q “Gjergj Kastriot Skenderbeu”.

Edhe një shkollë në fshatin Kaleshe, e cila është shkollë periferike e shkollës qendrore “Naim Frashëri” në fshatin Jagoll, rrezikon të mbyllet, ndërsa dy të tjera janë mbyllur më herët.

“Një qendrore dhe dy periferike, njëra periferike e fshatit Kaleshe rrezikohet të mbyllet, ndërsa dy të tjera janë mbyllur më herët për shkak të mospasjes së nxënësve në fshatin Prapadisht dhe në fshatin Berikovë”, deklaroi Ismet Selimi – drejtor i SH.F.Q “Naim Frashëri”.

Planin e Ministrisë së Arsimit, që nxënësit e shkollave periferike që kanë mbetur me pak nxënës të grumbullohen nëpër shkollat qendrore, për efikasitet më të madh edhe në cilësinë e arsimit, e tregoi në TV21 vetë zëvendësministri Lulzim Aliu.

“Hapin të cilin e kemi që kemi ndërmarrë nënkupton që këto fëmijë, këto nxënës që janë në klasa dhe në shkolla ku ka numër shumë të vogël, që nënkupton 1, 2, 3, 4 nxënës brenda një klase, ideja dhe nevoja e ministrisë gjithmonë duke udhëhequr në interesat e nxënësve është që t’ju sigurohet kushte më të mira për realizim të mësimit dhe ajo do të jetë të grumbullohen në qendra jo në shkollat periferike, por në shkollat qendrore ku do të mund të realizohet mësimi me një numër më të madh të atyre”, deklaori zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu.

Një pasojë tjetër që sjell ky plan, është fati i mësimdhënësve, të cilët mund të shpallen si tepricë teknologjike. Sipas informacioneve të TV21 në terren, shumica e shkollave periferike punojnë me paralele të kombinuara për shkak se nuk plotësohet numri i nxënësve për të formuar një klasë. Situata më e rënduar është në shkollat maqedonase periferike të Kërçovës, ku shumë fshatra janë boshatisur tërësisht.

TË FUNDIT
20 minuta
Bilalli-Zendeli: Thaçi do të veprojë si opozitë, do të vazhdojë të konsultohet me Ali Ahmetin
45 minuta
Arrestohet personi i dyshuar për zjarrvënie në bodrumin e Komunës së Tetovës
56 minuta
Në shkollën fillore të Moranës vazhdon bojkotimi i mësimit
2 orë
Murtezani: VLEN ka dhënë afat gjashtë mujor për ndryshimet kushtetuese, aktualisht jemi në muajin e katërt
2 orë
Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi: Ja faktet që demantojnë akuzat e rrejshme të BDI-së

ME TE LEXUARA

1 ditë
Identifikohet personi i cili dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme në bodrumin e komunës së Tetovës
2 orë
Durmishi: Njëqind ditë të dedikuara plotësisht për mbështetjen e biznesit dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve
22 orë
Çka u fol sot në takimin mes Mickoskit dhe Vuçeviqit?
1 ditë
LSDM: Duhet të ketë përgjegjësi për vdekjen e foshnjës në Klinikën e Fëmijëve
5 orë
Në Budapest sot nënshkruhet kontrata për borxhin gjysmë miliardë euro
24 orë
Alban Maliqi emërohet Konsull Nderi i Meksikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut

LEXO MË SHUMË

Bilalli-zendeli

Bilalli-Zendeli: Thaçi do të veprojë si opozitë, do të vazhdojë të konsultohet me Ali Ahmetin

Komuna-e-Tetoves-5

Arrestohet personi i dyshuar për zjarrvënie në bodrumin e Komunës së Tetovës

moran shkolla

Në shkollën fillore të Moranës vazhdon bojkotimi i mësimit

murtezani

Murtezani: VLEN ka dhënë afat gjashtë mujor për ndryshimet kushtetuese, aktualisht jemi në muajin e katërt

burim latifi

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi: Ja faktet që demantojnë akuzat e rrejshme të BDI-së

menduh thaci

“Izën”, Thaçi konfirmon negociatat e Frontit me VMRO-në për hyrje në Qeveri

besar durmishi

Durmishi: Njëqind ditë të dedikuara plotësisht për mbështetjen e biznesit dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve

ridvan ibrahimi

Ibrahimi: Nuk është e lehtë të udhëheqësh me komunë si ajo e Haraçinës por do të vazhdojmë të jemi aty

LSDM

LSDM: Ende presim për përgjigje nga Mickoski për seancën parlamentare për integrimet evropiane

INFO

NA NDIQ