Shumë shkolla u rinovuan gjatë pushimeve verore

Picture of INA
INA

24/08/2024

Disa shkolla fillore kanë shfrytëzuar pushimet verore për të rikonstruar objektet e tyre. Në komunën e Haraçinës janë kryer aktivitete ndërtimi në tre objekte shkollore, “Skënderbeu”, “Abdyl Frashëri” dhe shkolla periferike e fshatit Orllancë. Kreu i komunës, Ridvan Ibrahimi tha për Alsat se të gjitha aktivitet ndërtimore janë kryer me investim të Ministrisë së Arsimit, komunës dhe donatorëve.

“Në këto tre objekte të shkollave kemi shfrytëzuar në maksimum pushimin e gjatë ose pushimin veror dhe kemi punuar në shumë fusha, në shumë segmente për ta transformuar një gjendje shumë të mirë, të kohës dhe modern. Shkolla fillore “Abdyl Frashëri” me një kapacitet mbi 1 mijë nxënës, këtë shtator do i pret me klasa të pajisura mirë me tabela interaktive dhe me kabinete të informatikës dhe për lëndë të tjera. Me shumë bindje e them që nuk do të ketë mungesa për të mbajt një orë edukativo arsimore siç e do koha dhe mendoj që e kemi për obligim”, tha Ridvan Ibrahimi, kryetar i Komunës së Haraçinës.

Në shkollën fillore “Liria” në Shkup përveç pastrimit gjeneral është bërë edhe dezinfektimi i shkollës. Drejtoresha Teuta Idrizi gjithashtu tha se është kryer riparimi i këndeve në klasa të caktuara.

“Si çdo vit ne kemi pastrimin gjeneral të shkollës, të hapësirave të shkollës, të klasave, të kabineteve dhe mundohemi që kjo të jetë një pastrim më rrënjësor që kur të na kthehen fëmijët në shkollë t’ju ofrojmë edhe pastërtinë edhe kushtet. Nga ana tjetër I bëjmë të gjitha ato përgatitjet për shkak se ne punojmë me nxënës dhe shumica e atyre materialeve janë harxhuese të cilat edhe mund të shkatërrohen, bëjmë riparimin e tyre, rregullimin e këndeve e kështu me radhë së bashku me mësimdhënësit që të fillon procesi si është më mirë”, tha Teuta Idrizi, drejtore e sh.f “Liria”.

Viti i ri shkollor 2024-25 do te filloj më 2 shtator për arsimin fillor dhe të mesëm. Në vitin e ri shkollor shfuqizohet pushimi pranveror të cilin nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm e shfrytëzuan nga 29 prilli e deri më 6 maj. Siç tha ministrja e Arsimit, Vesna Janevska ditët e lira nuk dhanë asnjë rezultat pozitiv por vetëm se komplikuan realizimin e procesit edukativo arsimor. Gjithashtu, Janevska tha se viti shkollor do të përmbyllet më 10 qershor, përveç maturantëve./Alsat.mk

TË FUNDIT
6 orë
Krenar Lloga: Vazhdon degradimi i shqiptarëve në Armatën e RMV
9 orë
Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes
11 orë
Një nga fenomenet më të shëmtuara të regjimit që iku, ishin të famshmet Kontrata!
12 orë
Rijad Shaqiri dhe Haradinaj: Të fala atyre që mendojnë se do ti harrojmë ushtarët e UÇK-së
14 orë
Mehmedi: Për të drejtat e shqiptarëve në RMV është derdhur gjak, nuk lejojmë diskriminim!

ME TE LEXUARA

14 orë
VLEN: Kompania e afërt me Azirin, përfitime edhe nga komuna e Likovës

LEXO MË SHUMË

Krenar Lloga

Krenar Lloga: Vazhdon degradimi i shqiptarëve në Armatën e RMV

avtoskola vozitje

Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes

Arben Taravari VLEN

Një nga fenomenet më të shëmtuara të regjimit që iku, ishin të famshmet Kontrata!

IMG_0639

Rijad Shaqiri dhe Haradinaj: Të fala atyre që mendojnë se do ti harrojmë ushtarët e UÇK-së

remzi-780x470-1

Mehmedi: Për të drejtat e shqiptarëve në RMV është derdhur gjak, nuk lejojmë diskriminim!

bujare abazi

VLEN: Kompania e afërt me Azirin, përfitime edhe nga komuna e Likovës

iphone- telefon mobil

Mashtrim i ri në Maqedoni – Facebook i rrejshëm këtë herë kërkon përditësim të të dhënave

adnan azizi

Azizi: Po dështon përpjekja e BDI-së për “destabilizim”!

auto_korrupsion1511207587

Rasti “Krmzov”: Akuza për kontrabandë, borxhe ndaj DAP dhe llogari bankare të bllokuara!

INFO

NA NDIQ