Shumica e qytetarëve në Maqedoni Vitin e Ri do ta presin në atmosferë shtëpiake

ina-online
ina-online

30/12/2023

Një pjesë e madhe e qytetarëve do ta presin Vitin e Ri në atmosferë shtëpiake. Në anketën e bërë nga MIA në prag të festës së Vitit të Ri, shumica prej tyre janë përgjigjur se pushimet do t’i kalojnë me më të dashurit e tyre.

Më të rinjtë do ta presin Vitin e Ri në sheshin “Maqedonia”, ndërsa ka nga ata që do të udhëtojnë jashtë vendit.

“Festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjet këtë vit do t’i kaloj në shtëpi me më të dashurit e mi, tha një qytetare.

Ka edhe nga ata që do të udhëtojnë jashtë vendit.

“Vitin e Ri do ta presim në Budva, tashmë jemi marrë vesh, do të qëndrojmë disa ditë atje dhe shpresoj të jetë një atmosferë e mrekullueshme”, tha një person.

Sipas agjencive turistike, Beogradi është më i pëlqyeri tek të rinjtë dhe ndër ofertat me biletë avioni të përfshirë, më të kërkuarat janë ato për Paris dhe Romë, ndërsa nga aranzhimet me transport me autobus janë ato për Stamboll dhe Itali.

Agjencitë e kontaktuara nga AIM thonë se edhe përkundër rritjes së çmimeve të ofertave të udhëtimit në krahasim me vitin e kaluar, për rreth 10 për qind, ende ka shumë interes.

Shkupi është mbushur plot me turistë para festave. Disa prej tyre thonë se janë rrugës për në vend dhe se Vitin e Ri do ta presin në vendet fqinje.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

IMG_9497

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

IMG_9496

IPIS demanton: Nuk kemi bërë anketë që u shpërnda sot

IMG_9478

Pritja e Taravarit në Strugë në hapjen e shtabit zgjedhor (Video)

IMG_9479

Selimi: Ndihma e shpejt në Shkup për herë të parë me shef shqiptar

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

fature-market

Disa markete brenda natës i rritën çmimet, ankesa nga qytetarë

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

Ilir-Demiri-921x614

Demiri: nuk do të ketë incizime pa radhë, terminet për rezonancë magnetike do të publikohen në “Termini im”

INFO

NA NDIQ