Shumica nuk i ka numrat për të votuar shtimin e numrit të ministrive

Picture of INA
INA

03/06/2024

Koordinimi i parë mes kryeparlamentarit Afrim Gashi dhe përfaqësuesëve të partive në Kuvend, nxorri në pah faktin se shumica që pritet të formohet nuk i ka 80 deputetë për të votuar Ligjin për rikonstruimin e kabinetit qeveritar.

Pushteti pret që ta ketë mbështetjen edhe të partive opozitare, kurse opozita rezervohen të japin qëndrim, siç thonë, pa e parë fillimisht ligjin. VMRO-DPMNE pret mbështetjen e 80 deputetëve dhe këto ditë sipas deputetit të VMRO-së Nikolla Micevskit, ligji do të prezantohet në Kuvend.

Nikolla Micevski, deputet i VMRO-DPMNE-së

“Jemi kah fundi i të gjithë zgjidhjes ligjore, presim këto ditë edhe të parashtrohet zyrtarisht. Për të njejtin do ta njoftojmë edhe opinionin dhe kolëget e grupeve të tjera parlamentare dhe presim mbështetje të asaj që planifikojmë ta paraqesim si produkt të qytetarëve të RMV-së”.

Të njejtën mendim e ndan edhe koalicioni VLEN. Deputeti Halil Snopçe thotë se nuk kanë garanca, por logjika sipas tij thotë se duhet të kaloj pasi është në shërbim të funksionimit të Qeverisë.

Halil Snopçe, deputet i koalicionit VLEN

“Ne besojmë se do të japin përkrahje edhe partitë opozitare, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë dhe koalicioni Fronti Evropian, sepse është në drejtim të funksionalitetit dhe planifikimit për funksionimin e ri, konform realizimit të planeve programore. Kjo është qëllimi dhe esenca dhe besoj se do të kaloj në Kuvend”.

Nga Fronti Evropian thonë se mendimin e tyre do ta ndajnë pasi ta shohin ligjin, por nga ajo që ka dëgjuar, deputeti Blerim Bexheti thotë se ligji do të jetë në shërbim të agjendës së VMRO-së për ta defaktorizuar faktorin shqiptar.

Blerim Bexheti, deputet i Frontit Evropian

“Nga ajo që dëgjojmë, ajo realisht i shërben vetëm agjendës së VMRO-DPMNE-së dhe vazhdon zhveshja dhe defaktorizimi i kuadrove shqiptare jolegjitim që do udhëheqin me dikasterin në një Qeveri jolegjitime”.

Se ende nuk kanë qëndrim për ligjin, e thotë edhe deputeti i LSDM-së Oliver Spasovski.

Oliver Spasovski, deputet i LSDM-së

“Lidhur me pytjen konkrete, se a do të japim mbështetje për ligjet që ata e quajnë reformë e administratës, fillimisht duhet që ato ligje të vijnë në Kuvend. Nuk mund të ketë mbështetje ose jombështetje për diçka të paparë”.

Në takimin e parë pasi u formua përbërje e re parlamentare, morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha partive politike, pjesëmarrëse në Kuvend./SHENJA/

TË FUNDIT
1 orë
Mexhiti: Asnjë Ivan Stoilkoviç nuk mundet kurrë që t’i ndryshojë faktet e kryera!
1 orë
Sali: për shqiptarët ky rotacion politik nënkupton edhe rotacion në jetën e tyre reale, sepse më 2024 po përfundojnë vitet e letargjisë
2 orë
Ageler kundër ankesave të Frontit Evropian: Nuk ka detyrim ligjor që BDI të jetë në qeveri
2 orë
Taravari: Kalojmë në veprim, këto janë synimet tona, integrimet evropiane, heqja e 20% …
2 orë
Durmishi: Po nisim një proces të ri të rimëkëmbjes ekonomike

ME TE LEXUARA

3 orë
Mexhiti: Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë
1 ditë
Diploma të falsifikuara në Strugë, kapet një person
21 orë
Kontinjerët plot me plehëra, qytetarët frikësohen nga epidemitë
2 orë
Kasami: Decentralizimi i plotë lokal, prioritet i qeverisjes tonë
1 ditë
Kasami në takim me Vanhoutte: Plan ambicioz për rrugën eurointegruese të RMV-së

LEXO MË SHUMË

Foto

Mexhiti: Asnjë Ivan Stoilkoviç nuk mundet kurrë që t’i ndryshojë faktet e kryera!

shefii 2 (1)

Sali: për shqiptarët ky rotacion politik nënkupton edhe rotacion në jetën e tyre reale, sepse më 2024 po përfundojnë vitet e letargjisë

Angela Ageler

Ageler kundër ankesave të Frontit Evropian: Nuk ka detyrim ligjor që BDI të jetë në qeveri

FB_IMG_1718965756133

Taravari: Kalojmë në veprim, këto janë synimet tona, integrimet evropiane, heqja e 20% …

4a80d4fb-369e-4972-951f-6704aa84eccf

Durmishi: Po nisim një proces të ri të rimëkëmbjes ekonomike

IMG_3408

Arben Fetai: Këto janë prioritetet dhe katër shtyllat e VLEN në Qeverinë e re

kasami

Kasami: Decentralizimi i plotë lokal, prioritet i qeverisjes tonë

Foto

Mexhiti: Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë

policia-maqedonise-598x330

Në një fermë në Gostivar janë vjedhur lopë dhe qengja

INFO

NA NDIQ