Shuto Orizarja do të protestojë kundër Danelës, nuk ka autobusë dhe duhet paguar taksa

Picture of INA
INA

20/11/2024

Kryetari i komunës së Shuto Orizarit, Kurto Dudush, të premten (22 nëntor) nga ora 13:30 ka paralajmëruar protestë para ndërtesës së Qytetit të Shkupit. Shkak i protestës është bërë përkeqësimi i situatës me transportin publik, i cili sjell probleme të mëdha për qytetarët.

– Ne përballemi çdo ditë me të njëjtin problem – njerëzit presin me orë të tëra në stacionet e autobusëve. Nuk mund të lejojmë që fëmijët, gratë dhe të moshuarit tanë të vuajnë në këto temperatura minus, pas dy-tre orësh duke pritur autobusin, i cili mund të vijë ose jo – tha Dudush në një video në profilin e tij në Facebook.

Ai shtoi se protesta do të jetë paqësore dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike, të bashkohen, sepse problemi me transportin publik prek gjithë qytetin.

– Ky nuk është problem vetëm i Shuto Orizares. Ky është një problem që i prek të gjithë qytetarët e Shkupit – theksoi Dudush.

Ai shprehu shpresën se protesta do të nxisë reagimin e institucioneve kompetente dhe se do të merren masa për përmirësimin e transportit publik në kryeqytet.

Banorët e Shuto Orizares përballen me sfida të mëdha për shkak të mungesës së transportit publik, sidomos në javët e fundit të ftohta.

Pamundësia për të shkuar në kohë në punë, në shkollë apo te mjeku i detyron qytetarët të kërkojnë zgjidhje alternative, siç është ndarja e kostos së taksive, gjë që rëndon ndjeshëm buxhetin e tyre.

TË FUNDIT

Reagime pas dorëheqjes së Damevës, Qeveria: Vendimi ishte i drejtë

Hoda dënon djegien e flamurit, thotë se s’ka menaxhim politik

Në Maqedoni janë aktivë gati 2 milionë numra të celularëve, ja sa persona shfrytëzojnë “post-pejd” e sa “pri-pejd”

Snopçe: Të harmonizohet korniza e kualifikimeve me atë evropiane

Kusherirat nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën!

DPHM: Në Kodrën e Diellit shtresa e borës është 42 cm

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË