Shyhrejta dhe motrat Mustafa akuzuan njëra-tjetrën për vjedhjen e idesë, por cila këngë doli më e suksesshme?

0

Akuzuan njëra-tjetrën për vjedhjen e idesë, por cila këngë kushtuar nënës doli më e suksesshme?

Kohëve të fundit janë përfolur shumë raportet mes Motrave Mustafa dhe Shyhrete Behlulit.

Gjithçka nisi për projektet që dy palët kishin planifikuar t’ia kushtonin nënave të veta, shkruan Indeksonline.

Fillimisht Motrat Mustafa akuzuan këngëtaren Behluli se ua ka vjedhur idenë e një këngë, në videoklipin e së cilës do ta kishin prezente edhe nënën.

Një gjë të tillë e ka mohur Shyhrete Behluli e cila ka thënë se këngën ajo e kishte menduar në gusht të vitit të kaluar.

Mirëpo, tani të dy palët kanë lansuar projektet kushtuar qenies më të dashur në botë, nënës.

Ishte e para Shyhrete Behluli e cila për 8 mars, pikërisht në Ditën e Gruas, publikoi projektin “Je e vetmja”, e cila pas më shumë se një muaji ka 3,579,315 klikime.

Derisa, tetë Motrat Mustafa të premten publikuan projektin “Qika e nanes” që për pesë ditë ka mbledhur 2,301,401 klikime.

Pavarësisht se e kujt ishte ideja, të dyja këngët kushtuar nënës janë pëlqyer shumë nga publiku dhe po dëgjohen nga të gjithë adhuruesit e muzikës së këtij zhanri.

https://www.youtube.com/watch?v=4x7F18BjsVI