Si blihet populli me paratë e popullit!

ina-online
ina-online

31 Gusht, 2023

shkruan: Shkëlzen Halimi

Përvoja tregoi se edhe politika u bë mall konsumimi, ndërkaq në këtë treg mund të qëndrojnë vetëm ata që i kanë paratë. Te paraja, siç do të shihet nga shembujt e shteteve në tranzicion, në veçanti në hapësirën ballkanike, lehtë dhe shpejtë do të arrihet vetëm përmes politikës.

Brenda kësaj periudhe, shqiptarët i lanë anash të gjitha profesionet (përfshi edhe zejet e shumta) dhe verbërisht iu përkushtuan politikës, sepse tashmë ata, nga rrëfimet urbane-provinciale, kishin dëgjuar, por edhe u bënë dëshmitarë, se si shumë individë brenda natës e ndryshuan gjendjen e tyre materiale, duke u bërë model “i suksesit” për shumë të rinj që e shqelmuan edhe arsimin, duke thënë: “po kush ia ka parë hairin mësimit”! Politika, pra, u bë “biznesi” më profitabil.

Më të fuqishmit do të jenë ata që do t’i kenë paratë, ata që i hapin valixhet sa herë që vjen koha e zgjedhjeve, ata që, në një mënyrë, janë bërë ente punësimi. Pavarësisht se në radhët e tyre do të gjejë strehë mosdija, dredhia, mashtrimi, manipulimi, shpërfillja, ata sot janë individë të respektuar, sepse në vend të tyre flet paraja, e cila përmes formave të ndryshme merret pikërisht nga ata, të cilët i mashtrojnë sa herë që e do nevoja.

Pra, bëhet fjalë për një ndërlidhje absurde, por që funksionon në mënyrë të përsosur. Ata e blejnë popullin me paratë e popullit (sidomos gjatë zgjedhjeve). Nuk është vështirë të dish të blesh në politikë. Mjafton të blihet vetëm një produkt: vota dhe pushteti është i garantuar… Shqiptarët asnjëherë nuk i kuptuan rregullat e vërteta të politikës. Programi dhe statuti i partisë për ta është diçka e panjohur. Elitat politike preferojnë dëgjueshmërinë, ndërkaq militantët ushqehen me iluzionin për t’u pasuruar. Dëgjueshmëria është kushti kryesor dhe i vetëm për të qenë në pozita udhëheqëse, kurse për të tjerat kujdeset partia. Dhe, në këto pozita u ngjitën individë me moral të dyshimtë, me nivel të ultë të arsimit, injorantë, intrigantë, por edhe individë me të kaluar kriminale…

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ben blushi

NË MANASTIRIN E BANJSKËS, NË KOSOVË

Ramush-Haradinaj-ne-veture

Paqen në Kosovë askush s’mund t’a rrezikoj

xhelal svecla

Demaskimi i Serbisë

Lutfi Dervishi

Kur drejtësia bëhet për tik tok

anisa bahiti

Vuçiçi “evropian” u zhduk, u kthye Vuçiçi radikal!

xhevdet nasufi

Dialogu pas 24 shtatorit

cun

Edhe njiherë po t’them: – O teveqeli i Shqipnisë!

flamuri-kuq-e-zi

“Shqiptarët nuk janë trima, nuk kanë qejf të vdesin, sa më larg frontit aq më të çartur janë”

Vucic Vulini

Qasja e Perëndimit ndaj Vuçiçit ‘të padjallëzuar’ rrezikon të destabilizojë Ballkanin

INFO

NA NDIQ