Si do të jetë moti deri në fund të 2023

Picture of ina-online
ina-online

11/10/2023

Muaji tetor, ende nuk po sjell aromën e vjeshtës. Temperaturat e larta të verës, vijojnë të jenë prezente, sidomos gjatë ditë, arrijnë deri në 32 gradë Celsius. Ndryshimet klimatike, kanë sjellë një miksim të stinëve.

“10 ditëshi i parë është mbyllur me temperatura të larta, madje 31 dhe 32 gradë janë 8 gradë më të larta, nga çfarë duhet të jenë temperatura shumë të larta, sidomos nëse flasim për vlerat, maksimal. Mesdita është tipikë si një mesditë qershori. Pra temperaturat 31 dhe 32 janë tipike qershori edhe pse jemi ne tetor”,– Ladja Porja, meterologe.

Vera që lamë pas, ishte ndër më të nxehtat, jo vetëm për Shqipërinë. Meterologët thonë se tashmë kushtet atmosferike, kanë ndryshuar, duke qenë më në favor të temperaturave të larta. Xhupat do të vijnë duke u paksuar në dollapët e qytetarëve.

“Sa i përket dimrit, deri në fund të vitit 2023, përfshirë dhe nëntorin dhe dhjetorin, ky vit do të mbyllet si një i nxehtë dhe më pas na pret serish që të kemi edhe ne vitin 2024 temperatura të larta. pra edhe dimri do të ketë më shumë ditë me diell dhe me temperatura mbi mesataren dhe më pak, ditë tipike të dimrit. Nga një dimër tre muaj do jetë i cunguar në vetëm 3-4 javë”– tha Ladja Porja për Euronews.

As reshjet nuk kanë qenë në favor, pasi i gjithë sezoni i verës, por dhe shtatori dhe muaji tetor, kanë qenë muaj të thatë, duke ndikuar në mos plotësimin e kuotave mujore.

“Kemi mbyllur një shtator thuajse të thatë, tetori po ashtu të paktën deri në datën 16, pa reshje. presim pas datës 16 të kemi 3-4 ditë reshje dhe të shpresojmë që të kemi plotësim të kuotave mujore, që janë rreth 220 mml, ndërkohë nuk kemi patur fare reshje gjatë tetorit”,-tha Ladja Porja

Sipas ekspertëve rritja e temperaturave rrit ndjeshëm probabilitetin e ngjarjeve ekstreme, të cilat çdo vit po bëhen dhe më intensive.

TË FUNDIT
16 orë
Arrestohet në Dubai shqiptari i shumëkërkuar
18 orë
Për shkak të valës së nxehtit në Greqi, mbyllen shkollat dhe çerdhet
19 orë
Vazhdon vizita e presidentes Siljanovska- Davkova në Berlin në Konferencën për rindërtimin e Ukrainës
1 ditë
Lorik Cana në përkrahje të Shqipërisë, pjesëmarrës në ndeshjen me Italinë
1 ditë
“I poshtër, edhe në det futet me shall” - Edi Ramës i publikohet intervista ku e shante Rugovën

ME TE LEXUARA

18 orë
Për shkak të valës së nxehtit në Greqi, mbyllen shkollat dhe çerdhet
16 orë
Arrestohet në Dubai shqiptari i shumëkërkuar
19 orë
Vazhdon vizita e presidentes Siljanovska- Davkova në Berlin në Konferencën për rindërtimin e Ukrainës

LEXO MË SHUMË

IMG_2914

Arrestohet në Dubai shqiptari i shumëkërkuar

moti nxehti temperatura-termometri

Për shkak të valës së nxehtit në Greqi, mbyllen shkollat dhe çerdhet

siljanovska-zelenski-2-780x439-1

Vazhdon vizita e presidentes Siljanovska- Davkova në Berlin në Konferencën për rindërtimin e Ukrainës

Lorik Cana

Lorik Cana në përkrahje të Shqipërisë, pjesëmarrës në ndeshjen me Italinë

edi-rama

“I poshtër, edhe në det futet me shall” – Edi Ramës i publikohet intervista ku e shante Rugovën

sali berisha

Sali Berisha kryetari zyrtar i PD

IMG_2910

Clark: Do të ishte tradhti ndaj Amerikës nëse dhëndri i Trump ndërton memorial në Serbi

basha berisha

Berisha apo Basha, e ardhmja e opozitës sot në dorën e gjykatës, shqyrton çështjen në themel

Spartak Ngjela

Ja nga kush po drejtohet konflikti Rama-Kurti

INFO

NA NDIQ