Si do të jetë moti në bregdetin shqiptar në 15 ditëshin e dytë të gushtit

Të gjithë ata që zgjodhën pushimet në dy javët e fundit të gushtit rrini të qetë. Moti do të jetë në krahun tuaj.

Sipas Meteoalb nga sot nis rritja e temperaturave të ajrit dhe gjatë ditëve në vijim temperaturat maksimale do të shkojnë në 37 gradë celcuis. Këto shifra do të regjistrohen në Elbasan dhe në Berat.

Edhe vlerat minimale të temperaturave do të ketë një rritje të ndjeshme dhe do të shënojnë 12 – 13 gradë celcius në zonat malore.

Nga e premtja në vijim do të kemi një rritje graduale të temperaturave dhe do të kemi mbizotërim të motit të qëndrueshëm.

Ora News ju uroj pushime të bukura dhe sa me shume qetësi.