Sot dhe nesër na pret mot stabil dhe kryesisht me diell. Sipas parashikimeve të Entit Hidrometeorologjik , në ditën e fundit të vitit do të mbajë mot i ftohtë në mëngjes me mjegull në disa lugina.
Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla lokale, ndërsa do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat do të lëvizin nga minus 7 deri në 13 gradë.
Mëngjesi i ditës së ardhshme jopune të 1 janarit do të jetë i ftohtë me kushte mjegullore në disa lugina. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe i qetë me vranësira të vogla lokale. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 14 gradë.
Sipas parashikimit për ditët në vijim, mbulesa e borës në male do të zvogëlohet gradualisht. Në disa lugina do të ketë mjegull me temperatura ditore më të ulëta.(INA)