Si do zgjidhet problemi i rrymës!

Picture of INA
INA

14/02/2025

Mbi 90 ndërmarrje komunale kanë borxhe të mëdha prej më shumë se 100 milion euro për energji elektrike. Ato paguajnë mbi 40 për qind më shumë rrymën në raport me çmimet në Bursën e vendit të rrymës. Në këto kompani komunale dominojnë sisteme komunale të ujësjellësit dhe kanalizimeve që përdorin energjinë elektrike për të operuar pompat që u ofrojnë qytetarëve ujë, si dhe për menaxhimin e ujërave të zeza dhe atmosferike. Nga Ministria e Energjetikës kanë paralajmëruar një zgjidhje sistematike, ku do të ofrohet një zgjidhje karshi mundësive të shtetit dhe çmimeve. Me fjalë tjera – disa institucione shtetërore, spitale, shkolla, teatro dhe ndërmarrje publike blenë energji elektrike që ishte deri në 50 për qind më e shtrenjtë se ajo që ishte në tregun e rregulluar.

Autoritetet janë të njohura me praktikat e tilla të disa institucioneve që janë të nivelit lokal apo të pushtetit qendror dhe thonë se bëhet fjalë për subjekte që nuk kanë furnizues të rregullt të energjisë elektrike dhe blejnë nga EVN-ja por me çmim drastik më të lartë. Afati ligjor për këtë lloj prokurimi është deri në tre muaj dhe është konstatuar se rryma është blerë në këtë mënyrë për një periudhë shumë më të gjatë kohore, por për personat përgjegjës në ato institucione për momentin nuk ka asnjë sanksion.

“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë problem. Këtë e kemi vërejtur në fund të vitit të kaluar. Këto janë organizata jofitimprurëse si shkollat ​​dhe spitalet, por edhe kompanitë e shërbimeve që kanë fatura të mëdha të energjisë elektrike. Ndoshta për shkak të mosdijes dhe mungesës së stafit profesional, ata nuk kanë zgjedhur një furnizues, kështu që kanë blerë nga furnizuesi si mjet i fundit. Ata vetë nuk janë të vetëdijshëm për pasojat e mosveprimit, dhe tjetër gjë është se janë të rrezikuar në bursë” thekson Sanja Bozinovska, ministre e Energjisë. Tashmë ministria përkatëse thotë se do të përgatisë një analizë për të parë se sa energji elektrike konsumojnë këto institucione dhe kompani shtetërore. Plani është që të krijohet një paketë, me çmime më normale, nga e cila do të përfitonte shteti, gjegjësisht do të kursente para. Zgjidhja pritet në tremujorin e dytë të këtij viti, që duhet të japë rezultate në suaza afatgjate.

Në takimin e javës që lamë pas të Ministres së Energjisë, Sanja Bozhinovska, me Bordin BNJVL-së, apo organizatës që përfaqëson komunat, temë kryesore ishte kostoja e lartë e energjisë elektrike me të cilën përballen ndërmarrjet publike, shkollat, komunat dhe ndriçimi i rrugëve. U shqyrtuan disa zgjidhje dhe masa të mundshme që do të kontribuonin në uljen e kostove të energjisë elektrike për institucionet publike.

Si hap i parë, thonë nga Ministria e Energjetikës , komunat do të pajisen me një mjet të vetëm të prokurimit publik për energjinë elektrike që mund të përdoret nga të gjitha institucionet, i cili është zhvilluar në bashkëpunim me Byronë e Prokurimit Publik. Kjo, sipas tyre, do të sigurojë blerjen e energjisë elektrike me çmime më të favorshme, transparencë më të madhe dhe shmangie të kostove të panevojshme. Gjithashtu, personat kontaktues do të caktohen nga Ministria për të vepruar si organ këshillues për institucionet në prokurimin e energjisë elektrike. Institucionet publike do të drejtohen që të blejnë energji elektrike përmes Bursës së Energjisë së Maqedonisë (MEMO), me qëllim që Bursa e Maqedonisë të jetë bursë referente, në vend që prokurimi të bëhet përmes bursave të huaja si HUPEX, siç ka qenë deri më tani. Kjo do të shmangte kostot shtesë të transmetimit dhe tarifat e tjera, thonë nga Ministrisë e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale.

Numri një i BNJVL, Orçe Gjeorrgjievski që është edhe pretedent për kandidaturën e kryebashkiakut të Shkupit dhe kryetar aktual i komunës së Kisella Vodës nga radhët e VMRO-DPMNE thotë se për problemin e furnizimit me rrymë të komunave ekzistojnë dy rrugë ose ato do të jenë në tregun e rregulluar ose të gjithë do të dali me firmë që kryen furnizimet publike që e furnizon komunën ose ndërmarrjen publike, por me kusht që furnizimi në këtë mënyrë të jetë obligues. “Ndërhyrja ligjore është e nevojshme për ndërmarrjet publike me mbi 50 të punësuar dhe të hyra mbi 2 milionë euro në vit, të cilat aktualisht janë të penguara të jenë në një treg të rregulluar. Në këtë drejtim është rënë dakord që të mbahet një takim i ri me ministren dhe kryeministrin”, shtoi Gjorgjievski. Për më tepër, ai apeloi deri te të gjitha ndërmarrjet publike që të marrin pjesë në tregun publik dhe paralajmëroi mbështetje për projekte efikase energjetike, të cilat do të realizohen në bashkëpunim me Ministrinë e Energjetikës.

Rreth tre vjet më parë, në vazhdën e krizës energjetike, shumica e komunave, ndërmarrjeve publike dhe institucioneve të tjera shtetërore nuk kishin fonde për të mbuluar nevojat e tyre për energji elektrike. Në atë rast, qeveria e mëparshme lejoi që ato të transferoheshin në tregun e rregulluar, edhe pse disa prej tyre kishin fitime miliona në llogaritë e tyre.

E ndërsa kompanitë shtetërore edhe një herë kërkojnë mëshirë nga qeveria, kompanitë e mëdha private që janë në tregun e hapur dhe blejnë energji elektrike nga bursat, paguajnë deri në 200 euro për një megavat orë energji elektrike. Tre javë më parë, nëntëdhjetë ndërmarrje publike, përmes ADKOM – Shoqata e Ofruesve të Shërbimeve Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i dërguan letra Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisionit Rregullator për Shërbimet e Menaxhimit të Ujit dhe Mbeturinave dhe Ministrisë së Energjisë duke kërkuar çmim preferencial për energjinë elektrike për ndërmarrjet komunale. Shoqata thekson se më pak se 10% e energjisë elektrike të konsumuar nga kompanitë përdoret në objektet administrative, ndërsa më shumë se 90% e energjisë elektrike të konsumuar përdoret për funksionimin e stacioneve të pompimit të ujit të pijshëm, stacioneve të pompimit të ujërave të zeza, si dhe impianteve të trajtimit të ujërave të zeza.

“Implikimi financiar i çmimit jashtëzakonisht të lartë të energjisë elektrike është i frikshëm për sa i përket funksionimit aktual të kompanive,” thotë Shoqata e Ofruesve të Shërbimeve Komunale.

Shoqata kërkon që shoqëritë publike të lidhin marrëveshje për furnizimin me energji elektrike me EEM apo Elektro Ekonominë e Maqedonisë me çmimin me të cilin ia shet furnizuesit universal të energjisë elektrike. “Nëse nuk merren masat e duhura, mund të pritet furnizim jo i rregullt me ​​ujë i popullatës dhe trajtimi i ujërave të zeza, që në fund do të rrezikojë shëndetin e popullatës në të gjithë vendin dhe do të shkaktojë probleme të pallogaritshme mjedisore”, thonë ata.

Sipas ligjit, centralet duhet të shesin në tregun e hapur energjinë elektrike që nuk është e destinuar për familjet. Qëndrimi i Komisionit Rregullator është që këto kompani të mbesin në tregun e lirë dhe të furnizohen prej andej, në mënyrë që të mos ketë presion mbi çmimin që paguajnë amvisëritë. Ndryshe, shtrenjtimi i madh i rrymës tre vite më parë për së paku dhjetë herë, vetëm ka nxjerrë në sipërfaqe problemet e vjetra të ndërmarrjeve të ujit në Maqedoni. Punën joefikase dhe jo rentabile e tyre, problemet me humbjet e mëdha të ujit, pagesën joefikase të ujit të shfrytëzuar, mbi punësimet, borxhet e akumuluara ndër vite, rrjetin e vjetër të ujësjellësit, rritjes së kostos së mirëmbajtjes dhe pjesëve rezervë, si dhe investimeve të pakta në modernizimin e rrjetit. (koha.mk)

TË FUNDIT

Fatkeqësia në Koçan: A ka shqiptarë në mesin e viktimave? Flet Taravari

Ndërroi jetë në moshë të re mërgimtari nga Mateçi në Austri

Ish-ministri Kreshnik Bekteshi merret në bisedë informative për tragjedinë në Koçan?!

Rikthimi i saj nuk i gëzoi të gjithë! Ja sa ndjekës humbi Egli në vetëm 12 orë!

Mickoski: Dyshohet se kompania ka pasur licencë të falsifikuar (video)

Mickoski bisedoi me Rute: NATO mund të aktivizoj sistemin e menaxhimit të fatkeqësive

ME TE LEXUARA

1
Fatkeqësia në Koçan: A ka shqiptarë në mesin e viktimave? Flet Taravari
1
Ndërroi jetë në moshë të re mërgimtari nga Mateçi në Austri
1
Ish-ministri Kreshnik Bekteshi merret në bisedë informative për tragjedinë në Koçan?!
1
Rikthimi i saj nuk i gëzoi të gjithë! Ja sa ndjekës humbi Egli në vetëm 12 orë!
1
Mickoski: Dyshohet se kompania ka pasur licencë të falsifikuar (video)

LEXO MË SHUMË

Fatkeqësia në Koçan: A ka shqiptarë në mesin e viktimave? Flet Taravari

Ndërroi jetë në moshë të re mërgimtari nga Mateçi në Austri

Ish-ministri Kreshnik Bekteshi merret në bisedë informative për tragjedinë në Koçan?!

Rikthimi i saj nuk i gëzoi të gjithë! Ja sa ndjekës humbi Egli në vetëm 12 orë!

Mickoski: Dyshohet se kompania ka pasur licencë të falsifikuar (video)

Mickoski bisedoi me Rute: NATO mund të aktivizoj sistemin e menaxhimit të fatkeqësive