Si e forcoi sigurinë e Aleancës anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, pyet Lavrov

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

01/02/2022

Pas Bullgarisë dhe Rumanisë, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov dje ka komentuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Në vend të “Maqedonia e Veriut”, në përgjigjet e pyetjeve të programit “Koha javore” në televizionin shtetëror rus “Kanali i parë”, vendin ai e quajti “Maqedoni”, transmeton Portalb.mk.

I pyetur për zgjerimin e NATO-s me shtetet e reja anëtare dhe për atë se a ka mundësi të flitet për një kthesë globale me një konfrontim të ri, apo në fakt linja e Uashingtonit nuk ka ndryshuar shumë dhe miqësia nuk ishte parashikuar kurrë, ministri i Jashtëm rus Lavrov u përgjigj:

“Tema më e popullarizuar tani është nëse anëtarët e NATO-s (dhe vendet që duan t’i bashkohen atyre) kanë të drejtë të marrin vendime të duhura pa pyetur askënd tjetër në rajonin euroatlantik. Në revista të njohura shkencore amerikane janë botuar jë sërë artikujsh, ndër të tjera, edhe mbi këtë aspekt. Një nga autorët nënvizon nenin 10 të Traktatit të Uashingtonit për krijimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Në të thuhet: Shtetet Anëtare të NATO-s mund të ftojnë (ose të mos ftojnë) çdo vend evropian që nuk është anëtar i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe mund të kontribuojë në sigurinë e Aleancës. Ja për çfarë bëhet fjalë. E drejta e tyre nuk është vetëm “kë të dua, e ftoj” – ata duhet të shohin se sa kjo i shton siguri vetë aleancës. Pranuan vende me popujt e të cilëve kemi marrëdhënie të mira – Mali i Zi, Maqedonia. Autorët amerikanë pyesin: si e forcoi kjo sigurinë e NATO-s? Çfarë kontributi japin këto vende në sigurinë e bllokut, duke pasur parasysh burimet e tyre ushtarake dhe ushtarako-teknike?”

Kjo deklaratë e Sergei Lavrovit është publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, ndërsa sot është ripublikuar në gjuhën maqedonase edhe në Facebookun e Ambasadës ruse në Shkup.

Ndryshe, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dje ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Federatës Ruse në vend, Sergej Bazdnikin.

Siç informojnë nga MPJ-ja e Maqedonisë, në takim u bisedua për zhvillimet në Ukrainë dhe rreth saj. Ministri Osmani bëri thirrje për de-esklaimin e situatës dhe gjetjen e zgjidhjes përmes dialogut dhe mjeteve të komunikimit diplomatik, si dhe përsëriti qëndrimin se Maqedonia e Veriut respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht.

Në të njëjtën kohë, ministri Osmani theksoi se “anëtarësimi ynë në NATO është një arritje e rëndësishme e politikës së jashtme të vendit, që është shprehje e vendimit tonë sovran të miratuar unanimisht në Kuvend në vitin 1993. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Aleancën e NATO-s është garanci për sigurinë tonë, si dhe kontribuon për sigurinë dhe mbrojtjen më të gjerë rajonale”. Ministri Osmani shtoi se NATO-ja është aleancë për mbrojtjen kolektive të shteteve anëtare dhe nuk paraqet kërcënim për Federatën Ruse dhe asnjë vend tjetër në botë.

Ministri Osmani rikonfirmoi thirrjen drejtuar Federatës Ruse për dialog të hapur në kuadër të Këshillit NATO-Rusi dhe OSBE-së me qëllim të promovimit të sigurisë evropiane, e cila është në interes të përbashkët të të gjithëve.

Në takimin mes ministrit Osmani dhe ambasadorit Bazdnikin, u diskutua edhe për rolin e Maqedonisë së Veriut si pjesë e Treshes së OSBE-së dhe kryesimin e ardhshëm të OSBE-së në vitin 2023.

TË FUNDIT
45 minuta
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
1 orë
Këshilli gjyqësor ia mori imunitetin gjykatësit suprem Georgiev dhe e miratoi paraburgimin të tij
1 orë
Votojnë të sëmurët, personat të pafuqishëm dhe të burgosur para rivotimit të nesërm për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime
1 orë
Mexhiti optimist: Mendoj se puna e kryeparlamentarit është e kryer
2 orë
Këshilli Gjyqësor me seancë urgjente në mesnatë, “për t’ia marrë imunitetin gjykatësit Naqe Georgiev”

ME TE LEXUARA

19 orë
Zejdi zbulon se çfarë janë podrumet e kuqe që i përmendi Ali Ahmeti
12 orë
Rexhepi: Kryetari i kuvendit duhet të jetë shqiptar
1 ditë
Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, pasdite kushte për mot të ligë të shkurtër
19 orë
Ndryshimet kushtetuese, Kasami: Për vullnetin e VMRO-së, duhet ta pyesni VMRO-në
12 orë
“Na tha publikisht – e kam zgjedh Artanin, nuk e jap” – Mexhiti thotë se “rezultati në Çair është rezultat i budallakive” të Grubit
1 ditë
Rivotim në shtatë vendvotime në njësinë e pestë dhe të gjashtë zgjedhore të mërkurën
19 orë
RMV, shtetas të huaj kanë denoncuar dy policë pasi kanë kërkuar ryshfet, janë marrë masa disiplinore
11 orë
Sejdiu nga VLEN: Kur gjykatat vendosin "pro" BDI-së ishin të mira, kur vendosin kundër "ata janë të kapura"
24 orë
Mesazh tjetër nga Greqia: Marrëveshja e Prespës nuk mund të rishikohet vetëm nga njëra palë

LEXO MË SHUMË

thaci-veseli-krasniqi-selimi

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

keshilli-gjyqesos-

Këshilli gjyqësor ia mori imunitetin gjykatësit suprem Georgiev dhe e miratoi paraburgimin të tij

zgjedhjet-maqedoni

Votojnë të sëmurët, personat të pafuqishëm dhe të burgosur para rivotimit të nesërm për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime

mexhiti izet

Mexhiti optimist: Mendoj se puna e kryeparlamentarit është e kryer

keshilli-gjyqesos-

Këshilli Gjyqësor me seancë urgjente në mesnatë, “për t’ia marrë imunitetin gjykatësit Naqe Georgiev”

IMG_2237

Sejdiu nga VLEN: Kur gjykatat vendosin “pro” BDI-së ishin të mira, kur vendosin kundër “ata janë të kapura”

Screenshot_2024-05-20-22-03-17-614_com.android.chrome-edit

“Na tha publikisht – e kam zgjedh Artanin, nuk e jap” – Mexhiti thotë se “rezultati në Çair është rezultat i budallakive” të Grubit

kastriot-rexhepi

Rexhepi: Kryetari i kuvendit duhet të jetë shqiptar

Mijallkov Sasho

Sasho Mijallkov të enjten lirohet nga burgu

INFO

NA NDIQ