Si e komentoi Charles Michel nismën e “Ballkanit të Hapur”?

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha në Tiranë se ai mbështet nismën e “Ballkanit të Hapur” të nisur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe u bëri thirrje vendeve të tjera të rajonit që t’i bashkohen asaj.

“Dëshiroj që të gjithë t’i bashkohen kësaj nisme, sepse kapacitetet për bashkëpunim dhe forcimin e strukturave ekonomike do të jenë më të mëdha. Kjo do të lehtësojë afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian”, tha Mishel gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama.

“Ballkani i Hapur” u lançua në vitin 2019 nga presidentët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me qëllim përmirësimin e ndërsjelltë të lirisë së lëvizjes së mallrave, shërbimeve dhe njerëzve. Edhe pse kanë ftuar vende të tjera nga rajoni që t’i bashkohen nismës, Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova janë aktualisht jashtë saj, duke qenë skeptikë, gjithnjë prej Serbisë si ndër inisiatoret. Ato dyshojnë konspirativisht se pas këtij projekti fshihet një synim i Beogradit për një “Jugosllavi të re”, por jo vetëm kaq.

Nga ana tjetër, Presidenti i Këshillit Europian ritheksoi se Shqipëria është pjesë

Nga ana tjetër, Presidenti i Këshillit Europian ritheksoi se Shqipëria është pjesë e familjes europiane që ka plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ideja e komunitetit politik evropian

“Ne duhet t’i japim energji të re procesit të integrimit sepse sfidat po na detyrojnë të mendojmë dhe të shkojmë përtej këtyre modeleve tradicionale, me mënyra të reja të të menduarit, mënyra inovative për të krijuar stimuj të rinj për të përshpejtuar reformat,” tha Michel.

Gjatë bisedimeve në Tiranë, Rama dhe Mishel iu referuan edhe idesë së krijimit të një komuniteti politik europian, të propozuar nga presidenti francez Emmanuel Macron. Ata ranë dakord se krijimi i një komuniteti të tillë mund t’i afronte anëtarët e bllokut me ato vende që nuk janë.

“Qëllimi ynë i kornizës është të dëshirojmë të kemi formatet e duhura, të punojmë me njëri-tjetrin, të njihemi më mirë, të kuptojmë më mirë, të kuptojmë se cilat janë mundësitë, vështirësitë dhe si mund të kujdesemi për të gjithë. Mua më pëlqen”, tha Michel.

Edhe Rama nga ana e tij mbështeti gjithashtu idenë e krijimit të një komuniteti politik europian që do të përfshinte shtetet anëtare të BE-së dhe ato që aspirojnë për të.

“Unë mbështes plotësisht vizionin e Presidentit të Francës për këtë komunitet të ri që është edhe më shumë në axhendë si pasojë e asaj që po ndodh në Ukrainë”, tha Rama.

Rama gjithashtu shprehu shpresën se Bullgaria do të zhbllokojë përfundimisht negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, pasi vetoja e saj pengon gjithashtu rrugën e Shqipërisë për hapjen e bisedimeve për integrimin e vendit në BE.

“Shpresojmë që Bullgaria të hapë rrugën dhe të dy vendet të fillojnë negociatat formale. Nëse kjo nuk ndodh, ne do të ndryshojmë kurs”, theksoi Rama.

Kujtojmë se Michel mbërriti në Shqipëri nga Serbia, ku u takua dje me presidentin Aleksandar Vuçiç. Pas Tiranës, Mishel do të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore në Bosnje. /tesheshi