Si erdhën në Shqipëri vaksinat kundër koronavirusit (VIDEO)

0

Nisja e vaksinimit për mjekët e epidemiologët ka sjellë dhe reagimin e të moshuarve të cilët kanë kërkuar të marrin dozën e parë. Në ditën e dytë të fushatës sërisht zyrtarët nuk kanë pranuar të tregojnë origjinën e vaksinës, edhe pse kanë zbuluar një dokument për importimin nga Gjermania, përcjell OraNews.

Edhe pse në ditën e dytë të ndarjes së 975 dozave të vaksinës anti-Covid, ende nuk dihet zyrtarisht se kush ia bëri dhuratë Shqipërisë, por ky dokument tregon se ato kanë ardhur nga Gjermania dhe kanë mbërritur në Shqipëri në datën 11 janar.

Ora News ka arritur të sigurojë dokumentet ku provohet se dozat e vaksinës Phizer kanë mbërritur me avion nga Gjermania në aeroportin e Rinasit, ndërkohë shiringat kanë mbërritur nga Italia.

Vaksinat e para Pfizer janë llogaritur të përdoren 2 doza për një person, pasi sipas ekspertëve të shëndetësisë ajo nis të jap efekte pozitive 7 ditë pas vaksinës së dytë. Në javën e tretë të janarit pritet që në Shqipëri të mbërrijnë edhe 10 mijë vaksina duke u pasuar me 30 mijë doza në shkurt.

Por, Ambasada Gjermane në Tiranë ka mohuar ditën e sotme nëpërmjet një njoftimi se ka lidhur me ardhjen e vaksinë të Pfizer ditën e djeshme në Shqipëri.

Në reagim thuhet se Ambasada gjermane nuk disponon asnjë informacion lidhur me këtë çështje ndërsa shton se Gjermania do të vazhdojë të mbështet Shqipërinë në përballimin e pandemisë nëpërmjet dhurimeve materiale dhe trajnimeve në fushën mjekësore.

“Ambasada nuk disponon deri tani informacione të mëtejshme në lidhje me vaksinën e dërguar më 11 janar 2021.Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë në përballimin e pandemisë së COVID-19 e angazhuar dhe ne mënyra të ndryshme.

Kjo ka ndodhur (dhe po ndodh ende) përmes dhurimeve materiale dhe trajnimeve në fushën mjekësore, ndihmës së drejtpërdrejtë për shtresat në nevojë te popullatës dhe përmes një pakete prej më shumë se 10 milionë eurosh, ndër të tjera për këshillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për riorganizimin pergjate krizës si dhe financimin shtesë te Rural Credit Guarantee Foundation.”