Shqipëri
Moti këtë të shtunë në Shqipëri parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu me intensitet të ulët
Ndërkohë, në veri e pjesërisht në qendër, nuk do të mungojnë shtrëngata të herëpashershme afatshkurtra.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kemi depërtimin e masave ajrore veriperëndimore, të cilat do të ndikojnë dhe në rënien e temperaturave në vlerat maksimale duke bërë që të lëmë pas këto temperature relativisht të buta që kanë arritur deri 18°C gjatë këtyre ditëve. Ndërsa sot, temperaturat maksimale nuk pritet jenë mbi 15°C.
Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot të ftohët dhe me reshje borë për sot, më 11.01.2025.
“Moti parashikohet i vranët, me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3°C deri -1°C, ndërsa maksimalet e ditës priten të jenë ndërmjet 0°C dhe 2°C. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1- 11 m/s” – thuhet në njoftim.Ndërsa, për pjesëmarrësit në komunikacion, IHK ka një këshillë.“Ju këshillohet të tregoni kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe të përshtatni automjetet me kushtet atmosferike. Java e ardhshme parashihet me temperatura tipike dimërore!” – thuhet në njoftim.
Maqedoni e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu, borë në zonat malore dhe më të larta.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verior.
Gjatë natës reshjet do të jenë më të shumta dhe në pjesët veriore do të kalojnë në borë dhe në zonat më të ulëta.
Në Shkup me vranësira kryesisht me reshje të shiut të dobët, ndërsa gjatë natës me reshje shiu e bore. Do të fryjë erë mesatare nga veriu.(INA)