Si gabuan partitë shqiptare me ministrinë e bujqësisë

Arben Ratkoceri

Në kohën kur pritet të fillojë privatizimi i tokës bujqësore shtetërore me çmim prej 0.20 deri 1 euro metri, partitë shqiptare “ikin” nga drejtimi i Ministrisë së Bujqësisë.
E para iki Lëvizja Besa, pastaj Alternativa që për ta “rahatu” një karrieristë të vetin vrapoi pas Shëndetësisë e jo Bujqësisë që kishte mundësi.

Kulmi i kësaj është BDI, e cila me gjithë atë përvojë politike e la Bujqësinë për Arsimin, ministri që e ka pas edhe më herët dhe kryesisht e ka përdorë si ent punësimi partiak sidomos në Universitete, e jo që ka lënë ndonjë gjurmë në reformimin apo përmisimin e cilësisë së arsimit !