Si i ka marrëdhëniet me Vuçiqin, ja çfarë thotë Edi Rama?

ina-online
ina-online

30/12/2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se marrëdhënia me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq është vetëm në interes të Shqipërisë dhe rajonit.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Rama ka deklaruar se “në këtë botë duhet folur me të gjithë”.

“Marrëdhënia me Presidentin e Serbisë, një marrëdhënie që nuk ka asgjë tjetër perveç interesit të Shqipërisë dhe interesit të rajonit. Qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë dhe nuk ka pasur asnjëherë luhatje, qoftë kur ka qenë rasti për të thënë me zë të lartë se Serbia nuk duhej sanksionuar si rezultat i mossanksionimit të Serbisë, ashtu edhe kur Serbia bëri një akt flagrant kundër të gjithë vlerave evropiane me shpalljen e zisë për kriminelët, si dhe për vetë aktin e terrorit në Banjskë”, ka theksuar Rama.

“Kemi qenë të qartë dhe kemi kërkuar që Serbia duhej sanksionuar dhe Kosovës t’i hiqeshin masat shtrënguese. Këto janë qëndrime që nuk ndryshojnë, kështu që nuk duan të thonë se në ndërpresim lidhjet dhe marrëdhëniet sepse në këtë botë duhet folur me të gjithë”.

Rama ka thënë se Shqipëria ka kërkuar që Serbia të sanksionohet për aktin e terrorit në Banjskë dhe që Kosovës t’i hiqen masat, meqë Kosova e ka bërë hapin dhe s’ka sens që Kosovës t’i mbeten masat dhe Serbisë të mos i vendoset asnjë masë shtrënguese pas aktit në Banjskë.

““Për sa i përket marrëdhënies me presidentin e Serbisë, është marrëdhënie që s’ka asgjë tjetër përveç interesit të Shqipërisë dhe të rajonit. Natyrisht është raport që s’më pengon mua dhe neve t’i themi të bardhës të bardhë dhe të zezës të zezë. Qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë dhe s’ka pasur luhatje. Qoftë kur ka qenë rasti për të thënë me zë të lartë se Serbia nuk duhej sanksionuar si rezultat i mos sanksionimit të Rusisë meqë kjo do të sillte pasoja të rrezikshme për rajonin, ashtu edhe kur Serbia bëri një akt flagrant kundër të gjithë vlerave evropiane dhe të bashkëjetesës me shpalljen e zisë për kriminelët e Banjskës si edhe për vetë aktin e terrorit në Banjskë. Kështu që kemi qenë shumë të qartë për këtë. Kemi kërkuar haptazi që Serbia duhet sanksionuar dhe Kosovës i duhen hequr masat shtrënguese, sepse Kosova tashmë e ka bërë hapin, që duhej ta kishte bërë me kohë, por e ka bërë. S’ka sens që Kosovës ti mbeten masat dhe Serbisë të mos i vendoset asnjë masë shtrënguese pas aktit në Banjskë”, ka thënë Rama. /tvklan.al

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Rama Zelenski

Zelensky të martën në Tiranë, merr pjesë në Samitin për Ukrainën

bajram begaj

Dy vjet luftë në Ukrainë, Presidenti Begaj: Vlerat tona të përbashkëta dhe liria jonë janë në rrezik

ksamil saranda

Shqipëria përzgjidhet destinacioni më i mirë në Europë për vitin 2023

Edi Rama

Edi Rama: Ja kur do të largohem nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë!

policia-shqiperi shqiptare

Ngjarje e rëndë në Durrës, vajza vret dhe gropos të atin: Më detyroi të fejohesha pa dëshirë

kuvendi-i-shqiperise

Nuk ka 84 votat e nevojshme/ PS tërhiqet nga Amnistia Penale, e heq nga agjenda në Kuvend

kuvendi-i-shqiperise

“Amnistia Penale” rrezikon të mos kalojë sot në Kuvend, 84 votat në pikëpyetje! PD bojkoton seancën

air albania fluturimi aeroporti nene tereza

Sa milion turistë kanë ardhur në Shqipëri gjatë vitit 2023?

protesta tirane opozita pd

Protesta e opozitës në Tiranë, përleshje me policinë, Berisha fjalim nga arresti shtëpiak, Rama në Turqi

INFO

NA NDIQ