Si i kishte gjetur policia e Kosovës dokumentet sekrete të Nazim Bllacës

0

Nazim Bllaca, ishte pjesë e Shërbimit Intelegjent të Serbisë dhe i rekrutuari i UDB-së serbe në vitin 1997. Kjo u tha mbrëmë në një emision televiziv të televizionit publik.

Por jo vetëm kaq. Policia e Kosovës, në vitin 2015 i kishte gjetur disa dokumente sekrete Nazim Bllacës, ish pjestarit të UDB-së dhe BIA-s serbe i cili më pas e kishte quajtur vetën si agjent i SHIK-ut.

Dokumentet të cilat Policia e Kosovës, ia kishte gjetur Bllacës, ishin fshehur nën tokë në Ribar të Madh të Lipjanit.

Gazeta NewBorn, ka siguruar një e-mail, ku Nazim Bllaca, i kishte shkruar prokurorit të EULEX-it dhe i kishte kërkuar që këto dokumente sekrete të merren mënjeherë nga Policia e Kosovës dhe ti mbante EULEX-i, ish-mision evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.

Nuk dihet nëse këto dokumente kanë qenë informata të siguruara për UDB-në serbe.