Si ia bëjnë vajzat nga Los Angeles të kenë trupa të mahnitshëm (Video)

Duket se askush në Los Angeles nuk konsumon mish, djathë, luten, etj.

Siç duket, Qyteti i Engjëjve është mjaft i vetëdijshëm sa i përket shëndetit, transmeton Telegrafi.

‘Harper’s Bazaar’ ka dalë në rrugë për t’i pyetur vajzat e Los Angeles-it se si ia bëjnë që të kenë trupa aq të mahnitshëm.

Në videon e mëposhtme, disa thonë se merren me fitnes, disa ushtrojnë boks, e disa bëjnë hiking me shoqëri.

Në mesin e tyre është edhe një grua e cila tregon se nuk parapëlqen të djersitet, kështu që merret vetëm me pilate.

Përveç këtyre, edhe joga, ecja dhe vallëzimi kanë qenë në mesin e aktiviteteve të preferuara të vajzave nga Los Angeles për mirëmbajtjen e trupit. /Telegrafi/