Si janë rrogat në arsim në Kosovë, nga edukatorët tek drejtorët e shkollave

Në javën e tretë të grevës, Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Qeveria e Kosovës nuk po arrijnë të kenë një marrëveshje të përbashkët.

Ndonëse kësaj, disa shkolla kanë nisur mësimin këtë javë ndërsa disa të tjera pritën javën tjetër. Qeveria e Kosovës ka ndarë 50 euro për zyrtarët publik në kuadër të pakos për të përballur inflacionin.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe BSPK po kërkojnë më shumë se kaq, ndërsa qeveria nuk po pranon.

Pagat e mësimdhënësve dallojnë varësisht nga niveli i arsimit.

Mësimdhënësi në shkollën e mesme të ulët (klasat 1-5) ka pagën 476 euro ndërsa ai në shkollën e mesme të lartë 456 euro.

Një mësimdhënës në shkollë të mesme ka pagën 515 euro. Projektligji i pagave për zyrtarët publik këtë javë ka dal në konsultim publik. Sipas këtij projektligji koeficienti për punonjësit e arsimit para universitar nis nga 4.9 për biblotekistët dhe shkon deri në 6.4 për drejtorët e shkollave të mesme.Në këtë projekligj thuhet se vlera e koeficientit përcaktohet me ligjin vjetor të buxhetit.“Vlera monetare e koeficientit përcaktohet me ligjin vjetor të buxhetit. Përcaktimi i vlerës së koeficientit bëhet në pajtim me legjislacionin për menaxhimin e financave publike”- thuhet në këtë projektligj.Sipas këtij projektligji koeficientin më të lartë të pagës e ka Presidenti i Kosovës, 18; paga e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese është 17.5; 17 është koeficienti i pagës së Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit.Edhe në muajin shkurt në media rrodhi një draft i Projektligjit për Paga në sektorin publik, në të cilin koeficientët ishin nga 1 deri në 20. Në atë kohë pati reagime e pakënaqësi nga kategori të ndryshme të zyrtarëve publikë në lidhje me koeficientët.Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBAShK) kanë hyrë në grevë të përgjithshme që nga 25 gushti.Ata po kërkojnë rritjen e pagës prej 100 euro për të gjithë të punësuarit deri në miratimin dhe zbatimin e Ligjit të Pagave; plotësim-ndryshimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti si dhe zbatimin sa më parë të ligjit të miratuar për sigurimet shëndetësore.