Si ka qenë jeta në Libi deri sa ka qenë Gaddafi?

0

Ish lideri i Libisë Muhammar Gaddafi është vrarë me 20 tetor pasi ishte kapur në vendlindjen e tij në Sirt, duke përfunduar kështu sundimin e tij 42 vjeçar. Deri sa priten zgjedhjet e reja dhe demokratizimin e vendit, jeta e qytetarëve në Libi do të jetë si më parë. Si kanë jetuar ata, çfarë përparsi kanë pasur mund ti lexoni:

-e drejta e secilit qytetar në Libi ka qenë që ai patjetër të ketë një shtëpi

-arsimimi dhe shëndetsia ka qenë pa pagesë

-llogari për energji elektrike nuk ka ekzistuar pasi ka qenë pa pagesë për të gjithë qytetarët

-kredia në bankë ka qenë pa kamatë

-secili çift i sapomartuar ka marrë nga qeveria 50.000 dollarë për të blerë një banesë

-secila grua që lind një foshnje merr 5000 dollarë nga shteti

-nëse bleni një veturë të re atë e bleni me çmimin e fabrikës

-nafta ka kushtuar më lirë se uji, një litër 0.14 dollarë

-një bukë ka kushtuar 0.004 dollarë

-nëse ndonjë fshatar ka dashtë të bëhet farmer atherë ai ka marrë tokë, shtëpi, aparaturë, kafshë për të filluar punën

-nësi dikush ka kryer fakultet dhe nuk mund të punësohet, atherë shteti i paguan atij rrogë mesatare deri sa të gjejë punë

-Libia ka pasë sistemin e ujitjes më të madh në botë, të njohur si “lumi i madh artificial”, që të marrin ujë edhe ata në shkretëtirë

-nëse dikush ka pasë nevojë të shërohet jashtë shtetit ose të shkollohet jashtë shtetit, qeveria i ka paguar shërimin dhe shkollimin, ku secili person ka marrë nga 2300 dollarë…

-25% e popullatës ka arsim të lartë

-rroga e një motre medicinale është 1000 dollarë. (INA)

Komentet

komentet